Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ishte sot i ftuar në Faxnews përmes një lidhje “Skype”, për të komentuar zhvillimet e fundit në Kuvend, ku opozita bllokoi seancën plenare të së enjtes.
Një bunker që ligjëron aferrat korruptive të qeverisë, e quajti Vasili Parlamentin teksa shtoi se mafia është e ulur në karriget e Rilindjes.
Vasili për gazetaren Jonida Omeri, i konsideroi veprimet e opozitës si një përballje për të kthyer zërin e qytetarëve, përmes deputetëve.
“Parlamenti mund të përkufizohet si një bunker, që ligjëron të gjitha aferat korruptive të qeverisë.
Parlamenti po përjeton ditë shumë të errëta, ku mafia dhe trafiqet janë ulur në karriget e rilindjes dhe kërkojnë të bëjnë ligjin duke bllokuar zemren e shtetit shqiptar që është parlamenti. Bllokimi do të thotë kthimi i RSh në një republike mafioze.
Kjo është përballja me të për të kthyer zërin e qytetarëve. Qytetarët kanë ngarkuar 60 e ca deputetë, që të flasin në parlament me gojen e deputeteve. Mazhoranca kerkon tu mbyll gojën më shumë se gjysmës së popullit. Ky është thelbi.
Opozita edhe ditët e komisioneve parlamentare, opozita ka shkuar, ka riperseritur kërkesat. Nuk ka bojkotuar. Ditë pas ditë, do të ketë edhe reagime të të gjitha llojeve, do ketë mënyra nga më të larmishmet. Qytetarët nuk duan mafiozet. Kjo është një qeverisje e zhytyr në korrupsion, me fakte dhe prova.
Kjo është një qeveri që i ka shpallur luftë kujtdo, i mbyllte gojën studentëve“- u shpreh Vasili.