00:22 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Opozita braktis Komisionin hetimor për “CEZ”, Ristani: Dëshmitari i thirrur, bashkëpunëtor vrasësish

19:28 | 25/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Opozita braktis Komisionin hetimor për “CEZ”, Ristani: Dëshmitari i thirrur, bashkëpunëtor vrasësish

Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla e mbledhjes, ku po zhvillohet seanca e komisionit hetimor për privatizimin e kompanisë OST tek kompania çeke CEZ, sepse e kanë konsideruar qesharak këtë komision.

Nënkryetari i komisoinit Arben Ristani ka deklaruar se emailet e paraqitura nga kryetari i komisonit Taulant Balla nuk janë prova, por janë copa letrash.

Ai gjithashtu ka thënë se dëshmitari që është thirrur për të dëshmuar në këtë komision, Hamza Merxhani,është një bashkëpunotër vrasësish.

DEBATI NË KOMISION:

Ristani:

Që do ta çoni në prokurori do ta çoni dhe përfundimi do të jetë i njëjtë. Ajo që po bëni është një shou. Jeni duke iu referuar një dëshmitari, i cili është një njeri që është dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Ka dalë me një vrasës të dënuar.

Këto që t’i i paraqet si emaile janë copa letre dhe nuk janë prova. Këto janë provat që ju po abuzoni. Njerëzit që thërrisni si dëshmitar janë bashkëpunëtor vrasësish. Ky është komision absolutisht qesharak.

Balla:

Me siguri u erdhi një mesazh nga Saliu. Provat janë të tmerrshme dhe kam dyshimet e mia se këta mund të largohen nga Parlamenti. Emailet janë gjetur në serverat e kompanisë CEZ. Këto emaile kanë qenë elemente bazë që qeveria e pas shtatorit 2013, kanë qenë kryesoret në arbitrazhin ndërkombëtar.

Nëse larg o Zot, do të kishin qenë prapë në qeveri, të sigurt që qeveria shqiptare do të kishte humbur gjyqin me DIA-n prej 123 milionë eurosh. Komisioni ka administruar prova nga sistemit TIMS dhe pret edhe informacione nga policia çeke për hyrjen dhe daljen e personave. Këta ikën sot.

E dinim që në këtë pjesë të dytë të komisionit do të kalonim tek pjesa më e hidhur që lidh familjarët me kompaninë DIA. Pazaret me CEZ janë bërë në disa pjesë. Deri më tani kemi gjetur 7 mln euro, por në llogaritë e Nue Kalajt janë shumë më të mëdha. Komisioni hetimor i ka kërkuar një letër kompanisë nënë në Pragë. Nue Kalaj, ka konfirmuar se ka tërhequr këto 7 milionë euro.

Ishte i gatshëm që të vinte në këtë komision. Pas reagimit të tij, erdhi reagimi i të birit të ish-kryeministrit dhe pas kësaj, ai nuk gjendet më. Ai është nënshtetas shqiptar. Ne e kemi kërkuar edhe Heisek. Ai ishte në Shqipëri për të dëshmuar në procesin penal ndaj Kastriot Ismailaj. Nuk i është përgjigjur thirrjes. Sa herë kishte ndryshime të termave të kontratës, hynte në lojë Nue Kalaj.cez

Etiketa: cez
Pas

Adoleshentja amerikane transmeton live vetëvrasjen, varet me shall në banjë

Para

Merr flakë ndërtesa te Pazari i Ri në kryeqytet, katër zjarrfikëse në vendngjarje

Para
Zjarri te ‘’Thesari’’, gjendet i vdekur një person në ashensor, të tjerë banorë rrezikojnë asfiksimin

Merr flakë ndërtesa te Pazari i Ri në kryeqytet, katër zjarrfikëse në vendngjarje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.