Opozita ka vendosur që të ndjekë të njëjtën strategji si të hënën sa i përket seancave plenare. Pas Shkodrës ditën e nesërme deputetët e PD-së dhe të LSI-së do të shkojnë në qytetin e Elbasanit, për të denoncuar situatën e krimit dhe atje.
Pas mbledhjes së deputetëve të opozitës në Shkodër ka pasur disa aksione që janë zhvilluar nga forcat Renea në këtë qytet, në kërkim të personave që mund të kenë lidhje me ngjarjet e fundit kriminale. Vetëm në dy muajt e fundit në Shkodër ka pasur 6 persona të vrarë dhe dy të zhdukur.
Nga ana e qeverisë lëvizja e opozitës është cilësuar si jo e duhura, pasi sipas Ramës në një kohë që duhen në Kuvend, mbledhja bëhet në një hotel në Shkodër.
Ndërkohë që dhe në qytetin e Elbasanit situata e kriminalitetit nuk ka qenë aspak e qetë, me një përplasje të vbazhdueshme mes bandave. Edhe aty Policia ka kryer disa aksione po nuk ka pasur derimë tani asnjë person të arrestuar.
(E.K/FAXWEB.AL)