Opozita do të bojkotojë sërish punimet e Kuvendit seancën e sotme. PD-LSI dhe aleatët e tjerë opozitarë do të mblidhen sot në Durrës ku pritet të diskutohet sërish mbi vetingun e politikanëve.
Ndërkohë kuvendi mblidhet sot në orën 10:00, ku pritet të diskutohet dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, ku pas diskutimit do të bëhet edhe votimi.
Po ashtu pikë e rendit të ditës është edhe diskutimi për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” .
(M.Q/Faxweb)