17:20 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Opozita e Bashkuar: ‘Venecia’ rrëzoi planin e Ramës për të uzurpuar Presidentin

15:21 | 14/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Opozita e Bashkuar: ‘Venecia’ rrëzoi planin e Ramës për të uzurpuar Presidentin

Opozita e Bashkuar ka reaguar ditën e sotme në lidhje me opinionin e Venecias. Në reagimin e opozitës, thuhet se përshëndet opinion e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës.

“Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës.

Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkleje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën,” thuhet në reagim.

Më tej, thuhet se votimet e 30 qershorit të mbajtura pa dekret të presidentit, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci.

Gjithashtu, në reagim thuhet se Rama është konfirmuar si kryeministri i vetëm në Europë që kontrollon politikisht parlamentin prokurorinë, gjykatat, ekonominë, pushtetin lokal, po tenton të kapë politikisht edhe institucionin e Presidentit.

Reagimi i plotë:

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës.

Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkleje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën.

Opozita e Bashkuar vlerëson rolin e Presidentit të Republikës, të konfrimuar edhe nga Komisioni i Venecias, se, me anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim për të shmangur konfliktet e mundshme sociale dhe për të mbrojtur demokracinë në vend.

Komisioni i Venecias pohon se qeveria e Edi Ramës nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. As Qeveria dhe as Parlamenti monist nuk kanë sfiduar përpara asnjë gjykate Dekretet Presidenciale. Kjo nënkupton se Dekretet e Presidentit për anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi.

Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe strandardet europiane.

Opinioni konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja e të gjitha pushteteve, rrënimi i shtetit ligjor dhe parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Edi Rama është konfirmuar si Kryeministri i vetëm në Europë që, pasi kontrollon politikisht Parlamentin, prokurorinë, gjykatat, ekonominë, pushtetin lokal, po tenton të kapë politikisht edhe institucionin e Presidentit.

Opinioni Final i Komisionit të Venecias rrëzon propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit, propagandë e cila mbahet në këmbë nga një komision parlamentar me mision të dështuar antikushtetues.

Etiketa: edi ramailir metakomisioni i veneciasopozita e bashkuar
Pas

“Rritja ekonomike dyfish më pak se parashikimi”, Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri: Qeveria duhet menjëherë të…

Para

Gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore në Durrës

Para
Banorët e Vlorës gjejnë predhë luftarake, policia ende nuk ka kryer kontrollin  (FOTO+VIDEO)

Gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore në Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë deri në vitin 2027

Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës

Pas sanksioneve të SHBA-së, BE ofron mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale! Ursula von der Leyen: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Operacioni “Ura”/ Autoritetet belge i dorëzojnë DIA-s së Barit shqiptarin e arrestuar më 21 maj, pjesë e 52 urdhërave për paraburgim

Trump emëron një ish-kopshtarin 22-vjeçar si kreun e Zyrës për Parandalimin e Terrorizmit, shkakton reagime të ashpra

Itali/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të drogës, 11 arrestime në Foggia. Në qendër të hetimit një shqiptar, furnizuesi kryesor i kokainës

BE i jep fund koncesioneve tregtare për Ukrainën

“Njerëzit shkojnë e vijnë në Shtëpinë e Bardhë”, këshilltari ekonomik i Trump për largimin e Musk: Ishte një punonjës me datë skadimi!

Tiranë/ Mësuesja denoncon babanë e nxënëses për fyerje, pronarja e kopshtit akuzon nënën e një fëmije për prishje të imazhit

Tiranë/ Postuan filmimin e sherrit me të miturën në rrjetin social, nën hetim 5 bashkëmoshataret! Nën akuzë dhe adoleshenti që denigroi 15-vjeçaren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.