Kryetari i Grupit Paralamentar në Lëvizjen Socialiste për Integrim Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për takimin e zhvilluar në Këshillin e Stabilizim Asocimit.
Vasili shkruan se Këshilli i Stabilizim Asocimit sërish u mblodh pa ftuar të jetë pjesë opozita shqiptare, e cila përfaqëson shumicen e shqiptarëve ndërkohë që nga 2013 deri në 2017 opozita ka qenë gjithmonë e pranishme dhe kjo i ka bërë mirë procesit.
Vasili më tej ngre pyetje se Bashkimi Europian në Tiranë është në funksion të integrimit për qeverinë apo për vendin. Në të njëjtën linjë ai vijon, duke shtuar se pse delegacioni i BE në Tiranë hesht për faktin se pse opozitë nuk u ftua që të merrte pjesë në konferencë.
Postimi i plotë
BE ne Tirane ne funksion te integrimit per qeverine apo per Shqiperine???
Keshilli i Stabilizim Asocimit serish u mblodh pa ftuar te jete pjese opozita shqiptare,e cila perfaqeson shumicen e shqiptareve.
Nga 2013 deri ne 2017 opozita ka qene gjithmone e pranishme dhe kjo i ka bere mire procesit.
BE ne Tirane ne ato vite e promovoi fort kete pjesemarrje gjitheperfshirese maxhorance opozite.
Sot kjo nuk po ndodh.
Perse BE ne Tirane hesht?
A e ndihmon procesin e integrimit nje pjesmarrje e njeanshme vetem e perfaqesuesve te qeverise rekordet e erreta te se ciles jane halli i madh i shqiptareve,i integrimit te frenuar europian por edhe i Brukselit?
Cfare e frenon BE ne Tirane qe te promovoje gjitheperfshirjen?
Nuk ka vlere, qe BE ne Tirane te jete aktive per argumenta shpesh periferike te jetes politike te vendit dhe te qendroje indiferente ndaj atyre ceshtjeve ku ajo ka rol te drejtperdrejte ku integrimi europian eshte kryeceshtja.