Edlira Hyseni një tjetër kandidate listës së LSI për qarkun Durrës pritet të marrë mandatin e lënë vakant nga deputetët e kësaj force politike.
Edlira Hyseni mësohet se është një nga njerëzit e afërt me Lefter Kokën, i cili që prej fillimit nuk hoqi dorë nga mandati i deputetit.
Gjithashtu Hyseni është dhe këshilltare në Këshillin Bashkiak të Durrësit nën logon e LSI-së.
Më herët Majlinda Halili dorëzoi formularin e dekriminalizimit pranë KQZ-së. Burime brenda KQZ-së bëjnë me dije se Halili renditej në listat zgjedhore të 2017-ës në vendin e 47-të. Majlinda Halili vhen nga radhët e PD-së, ku pritet që të marrë mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë.
Duke iu bashkuar 8 deputetëve të tjerë të cilët kanë pranuar mandatet e djegura nga paraardhësit e tyre të Partisë Demokratike, numri i kandidatëve që pritet ti bashkohen Kuvendit shkon në 10.
Derimë tani ka 10 kandidatë nga listat e PD-së dhe të LSI-së që kanë shprehur gadishmërinë për të marrë mandatet e lëna nga deputetët e opozitës së bashkuar.
Pas 4 deputetëve që betohen sot në Kuvend, Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi, dhe Lefter Maliqit të PD-së në Berat, 5 emra të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.
Ata janë Ligoraq Karamelo në listat e PD-së në Korçë, Ediola Braha nga listat e LSI-së në Gjirokastër, Elda Hoti në listën e LSI-së në Lezhë, Majlida Halili nga PD Sarandë dhe Edlira Hyseni nga LSI Durrës. Ediola Braha ka qenë kryetare e LSI-së për Tepelenën, dhe dje ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion që mbante për tiu drejtuar Kuvendit të Shqipërisë si deputete.