06:23 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Opozita gati për përballje me qeverinë”, Berisha: Në Ditën e Pavarësisë, Shqipëria ndodhet nën diktaturë

21:00 | 28/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Opozita gati për përballje me qeverinë”, Berisha: Në Ditën e Pavarësisë, Shqipëria ndodhet nën diktaturë

Kreu i PD, Sali Berisha pati një komunikim me bashkëatdhetarë në Greqi me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.

Berisha u shpreh se në vend po rivendoset diktatura 32 vite pasi u përmbys e para.

Ai ka deklaruar se opozita do të jetë gati për t’u përballur me qeverinë aktuale, e cila sipas tij kontrollon çdo pushtet në vend.

“Shqipëria sot ndodhet në një regjim të ri diktatorial dhe feston Ditën e Pavarësisë, e vërteta është, me instalimin e një diktature të dytë 32 vite pasi u përmbys e para. Por në dallim nga diktatura komuniste, diktatura e sotme nuk është një diktaturë ideologjike, është një diktaturë, e cila bazohet në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve. Është një diktaturë që bazohet në përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu. Është një diktaturë që bazohet në rikthimin në Shqipëri të arrestimit dhe burgjeve të kundërshtarëve politikë. Në shndërrimin e proceseve zgjedhore në një farsë zgjedhore. Në kontrollin e plotë të ekonomisë, medies dhe shoqërisë. Pra, është një diktaturë që bazohet në shkelmimin e ligjeve, Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

 

 

Kjo formë diktaturë, e panjohur ndonjëherë në Europë, por e njohur rëndom në Amerikën Latine dhe në vende të tjera të Afrikës, është forma e diktaturës që nuk zbaton asnjë rregull, asnjë ligj, ndaj studiuesit e kanë cilësuar si formën më të keqe të diktaturave. Por, si çdo diktaturë, edhe kjo diktaturë nuk mund të ketë jetën e gjatë. Ndaj dhe ne jemi në këmbë për t’u përballur me këtë diktaturë. Thashë dhe njëherë, nuk njeh ligje, Kushtetuta, rregulla dhe parime, njeh vetëm interesa mafioze të padrinos apo të kryeministrit që kontrollon çdo pushtet në Shqipëri”, tha Berisha.

Pas

Berisha: Vota e diasporës, rëndësi përcaktuese për Shqipërinë! PD do krijojë kuadrin më të favorshëm për rikthimin e emigrantëve

Para

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Nëntor 2024

Para
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Nëntor 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Nëntor 2024

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.