Gjatë paradites së sotme është miratuar në Komisionin e Ligjeve projektligji për shtetësinë, ndërkohë që nuk kanë munguar as diskutimet mes mazhorancës dhe opozitës.
Në momentet e votimit në mbledhjen online kundër ka votuar deputeti Adriatik Alimadhi dhe Korab Lita ka abstenuar. Në momentin që kryetari i komisionit Ulsi Manja ka thënë se neni miratohet ka hasur kundërshtinë e dy deputetëve, ç’ka e ka habitur, pasi së fundi është mësuar se me opozitën brenda parlamentit, ta gjejnë shpesh gjuhën e përbashkët.
Me ironi dhe duke qeshur Manja ka pyetur Alimadhin lidhur me arsyen se përse është kundër këtij projektligji. Kurse Lita është shprehur se projektligji nuk është në pritshmëritë e tij, kësisoj ka abstenuar.
“Nuk e kuptioj pse je kundër Alimadhi dhe pse abstenon ti Lita. Sipas Litës projektligji nuk është në pritshmëritë e tij. Duke qenë kundër projektiligjit i ka hequr mundësinë vetes të japi koment për çdo nen (qesh dhe ironizon)”, thotë Manja.