08:36 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Opozita ka lënë kockat për të bllokuar procesin?” Shehu: Rama të rregullojë fjalorin, përndryshe…

17:03 | 18/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Opozita ka lënë kockat për të bllokuar procesin?” Shehu: Rama të rregullojë fjalorin, përndryshe…

I ftuar në studion e Fax News, deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Tritan Shehu ka folur për vizitën e zyrtares së lartë të KE Federica Mogherini në Tiranë dhe për dhënien e djeshme të rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave të menjëhershme në Shqipëri.

Pak orë më parë Shehu tha se Rama ka bërë një deklaratë makabër duke thënë se opozita ka lënë kockat duke penguar procesin.

Në lidhje me takimin e deputetëve të opozitës me shefen e lartë të diplomacisë evropiane Federica Mogherini  tha se një takim absolutisht normal në të cilin së pari falenderuan Komisionin për propozimi pozitiv drejtuar Këshillit të Evropës.

Shehu tha se me një qeverisje të PD finalizimi i çeljes së negociatave do të kishte kohë përpara hapjen e negociatave. Kjo sepse sipas Shehut, problemet e mëdha të qeverisjes Rama, “probleme që partnerët ndërkombëtarë i dinë edhe më mirë se vetë ne”, e vonuan procesin disa vite.

“Propozimi i fundit i Komisionit duhet përshendëtur sepse nuk është vetëm për Shqiërinë por edhe për Maqedoninë. Presidenti Junker përcaktoi gjendjen në Ballkan më të agravuar dhe sipas tij, zgjidhja më e mirë është drejt integrimit Evropian. Ai tha se nuk do të donte një luftë të re në Ballkan.” – tha Tritan Shehu.

Në lidhje me rolin e opozitës në procesin që u finalizua me rekomandimin pozitiv të KE, Shehu tha se sa më e fortë është opozita, aq më e fortë është demokracia. Sa më e fortë është opozita e një vendi, aq më tepër transparencë ka.

“Lirimi i 11 kuksianëve që mbahen në mënryë arbitrare në burg dhe u arrestuan me metodat e sigurimit të shtetit gjatë natës, duhet të ndodhë sa më shpejtë.

Ndërkohë që ne synojmë lëvizjen e lirë të gjithë shqiptarëve në Evropë, i vëmë një tarifë udhëtimi në atë rrugë për ata banroë.

Ka vetëm një mundësi, që ajo tarifë të hiqet përfundimisht.

U bë një përzgjedhje politike dhe aspak e drejtë në arrestimin e qytetarëve të kukëst dhe ia kemi kërkuar komisioneres Mogherini që KE të ndërhyjë sepse kjo ka lidhje me luftën kundër metodave diktatoriale dhe diskriminimit dhe lidhet me luftën për të drejtat e njeriut.

Nuk është një vendim gjukate i vërtetë por një vendim gjykate i stimuluar politikisht. Një vendim që i parapriu km me deklaratat e tij një ditë përpara duke mos u lënë kohë gjyqtarëve të merrnin vendimin e tyre. Janë shkelur të drejtat e njeriut. Ndaj KE duhet të ndërhyjë.

Nuk ka nevojë km të ftojë opozitën për bashkëpunim sepse opozita është e vendosur ta çojë vendimin deri në fund. Problemet që janë në Shqipëri nuk mund t’i mbulosh duke bërë rolin e strucit.” – tha Tritan Shehu në lidhje me ngjarjen e Rrugës së Kombit që nisi me protestën e kuksianëve dhe përfundoi me dhënien e vendimit të Gjykatës për të lënë në paraburgim 11 prej tyre.

“Kryeministri nuk ka pse të kërkojë dorën e opozitës dhe pastaj të përdorë një fjalor makabër sikur opozita paska lënë kockat për të bllokuar porpozimin për hapjen e negociatave. Kryemnistri të bëhet i përgjegjshëm në përdorimin e fjalorit të përshtatshëm jo vetëm ndaj opozitës por edhe ndaj qytetarëve sepse përndryshe nuk dihet si shkojnë punët.” – theksoi  Shehu.

(E.L./Faxweb)

Pas

“S’kishte më shpresa!” Fëmijës i ndërpresin kurën për leuçeminë, ndërkohë ai shërohet vetë!

Para

Telashe për këngëtaren e njohur, akuzohet për ngacmim seksual

Para
Telashe për këngëtaren e njohur, akuzohet për ngacmim seksual

Telashe për këngëtaren e njohur, akuzohet për ngacmim seksual

Discussion about this post

 



Të Fundit

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.