Një ditë përpara zhvillimit të protestës, detaje të reja janë bërë me dije nga Policia e Tiranës lidhur me protestën e paralajmëruar të opozitës.
Burime të Policisë së Tiranës bëjnë të ditur se Partia Demokratike nuk ka përcaktuar orar të përfundimit të protestës, ndërkohë që leja e dhënë parashikon fillimin e saj në orën 12:00 dhe përfundimin e protestës në orën 16:00.
Në kuadër të saj, pritet që të publikohet plani i masave që përfshin rrugët që do të bllokohen gjatë protestës.
Bëhet e ditur paraprakisht se protesta do të zhvillohet përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe përpara Kryeministrisë, ku mësohet se janë marrë masa praprake.
Policia shprehet se ka marrë informacione për skenar të mundshëm provokimesh, referuar burime për “News24”. “Ka informacione se mund të ketë skenar për provokime. Mund të sulmohet Kryeministria, me gurë apo sende të tjera. Do të publikohen rrugët që do të bllokohen gjatë protestës. Rreth 1.000 forca policie të angazhuara. Kordoni i parë do të jetë me police femra.”, bëhet ndër të tjera e ditur në njoftimin e Policisë së Tiranës. (XH.A/SHUPLAKA)