Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Spahiu ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Natë me Xhaxhiun” ka komentuar aksionin opozitar të 8 Korrikut, si dhe hapat që janë marrë dhe startegjinë që pritet të ndiqet nga opozita pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Në leximin e tij Çollaku është shprehur se e sheh 30 Qershorin si një referendum të pushtetit të kryeministrit, ndërsa shton se Partia Demokratike e kishte fitoren të sigurt në rast hyrje në zgjedhje, por e la mënjan diçka të tillë, kaq kompromentuese, sipas tij, për të vijuar me zbatimin e kauzës për zgjedhje të lira.
Sipas Çollakut me shifrat reale 13.8% pjesëmarrje në zgjedhje duket qartë se PS-ja është braktisur nga një numër i madh shqiptarësh dhe se kjo ishte edhe arsyeja se pse u bënë ndërhyrjet në kutitë e votimit, edhe pse ishin pa kundërshtarë politik.
“Publiku është ngatërruar me idenë se data 30 Qershor ishte destinacioni i gjithçkaje, por nuk është kështu.
Kjo datë i dha opozitës një element shtes se si një qeverisje mund të manipulojë dhe shpartallojë zgjedhje edhe kur nuk ka kundërshtar politik.
Dhe së dyti 30 Qershori ka qenë një referendum për kryeministrin Rama, me një shifër shumë tolerante 15%, ndërsa shifra reale 13.8%.
Me 13% nëse do të hynim në zgjedhje opozita do t’i kishte të fituara zgjedhjet, dhe në Tiranë me 14% që fitoi Erion Veliaj me një kundërshtarë politik nuk kishte për të fituar gjë.
Megjithatë pushteti nuk është gjithçka dhe se opozita kësaj herë e përmbajti veten e saj duke kërkuar zgjedhje të lira edhe të ndershme. Ne po lëshojmë pushtetin për t’i shërbyer kësaj kauze, për parimin, për zgjedhje të lira. Ne nuk hymë në zgjedhje për të refuzuar të keqen. Duke u futur edhe ne do të kishim dalë të kompromentuar në zgjedhje.”
Referuar strategjisë së kryedemokratit Basha për protesta të shumta me metoda Gandiste, Çollaku u shpreh se pavarësisht se nuk është shumë pro një metodike të tillë, kjo është tepër efektive dhe se e mbështet kreun e opozitës për këtë gjë.
“Në planin e opozitës nuk ka të ndalur. Ne do të vazhdojmë para me metoda Gandiste. Më mirë një rrugë më të gjatë dhe të saktë, sesa me metoda Ballkanike më të ashpra. Unë e vlerësoi dhe e mbështes vendimin eBashës për zhvillimin e protestave në këtë llojë mënyre.
Ky që ka kryer PS-ja është krim elektoral në masë. Kjo nuk është e rëndë sepse shifrat në rang vendi janë shumë të mëdha. Në Greqi brenda një ditë u votua dhe u përzgjodh e më pas formojë qeverinë kryeministri i ri, ndërsa këtu në Shqipëri kjo edhe pas 11 ditëve nuk është e mundur për shkak se nuk u dalin llogaritë.”
I pyetur në lidhje me ndikimin e figurave politike në protestë, për faktin se sa efektive ishin ato qoftë edhe gjatë 30 Qershorit, Çollaku shprehet se: Çdo person është i lirë të zbres në shesh dhe të protestojë për figurat. Mbase nuk ishin të gjithë fizikisht në protestë por 30 Qershori e vërtetoi se 85% e shqiptarëve janë me protestën.
30 Qershori ka qenë një grusht shteti, nuk janë shkrehur armë dhe jo për meritë të tyre, sepse këta ishin gati të zbraznin armë. Mua më ka ardhur kandidati me armë zjarri me vete dhe ky nuk ka qenë vetëm një rastë, por në shumë KZAZ të tjera në vend civilë me armë kanë qenë pjesë e zgjedhjeve të zhvilluara dhe ka qenë pikërisht mençuria e Partisë Demokratike ajo e cila ka shmangur në çdo rast një përplasje të tillë.”
I pyetur nëse është apo jo një lajthitje vendimi i kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi për të ngritur një Komision Administrativ për të mbrojtur Bashkinë nga rivali i saj, Çollaku thotë se ky nuk është rasti, pasi ajo ka dhënë kontriutin e saj për të penguar konfliktin në Shkodër gjatë zgjedhjeve.
“Jo nuk është një lajthitje sepse përballë 30 Qershorit me prezencën e civilëve të paisur me armë në brendësi të KZAZ-ve të cilat në rast të nonjë përplasje mund të conin në vëlla vrasje, marrja e këtyre masave janë normale.
Voltana ademi në Shkodër, unë në Mat apo edhe të tjerë anëtarë të Partisë Demokratike kanë marrë masa për të shmangur përplasjen dhe kjo është për tu vlerësuar.”
Referuar riskut që ka marrë PD-ja pas heqjes dorë nga mandatet në parlament, si dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, Çollaku shprehet se ky risk është 0 për të djathtët, ndërsa në një farë mënyre sfidon mazhorancën duke u shprhur se nëse konflikti vijon në këtë mënyrë për disa muaj atëherë të majtët duhet t’i tremben një gjëje të tillë.
Çollaku shprehet se marrja pjesë në zgjedhje do të ishte njëhumbje e kauzës dhe e parimeve të PD-së për zgjedhje të lira përballë pushtetit, duke zhgënjyer mbështetsit.
“0, risku është 0 dhe nëse një situatë e tillë vazhdon 6 muaj deri në 1 vit atëherë Partia Socialiste duhet të friksohet. Partia Demokratike duhet të vijojë me aksionin e saj dhe nëse ajo i shtrinë dorën qoftë edhe një qytetari të vetëm për vlerat e tij, atëherë avantazhi është shumë i madh.
Me këto lëvizje PD-ja tregoi pasqyrën pushtetit. E kuptoni që Edi Rama ka ofruar në tryezë disa Bashki të rëndësishme si ajo e Durrësit, e Elbasanit vetëm për bisedime. Unë mendoj se me daljen nga Parlamenti Partia Demokartike i ka bërë një të mirë vendit, po vijon në shërbim të kauzës së saj, dhe parimeve për zgjedhje të lira.”