Është mbyllur seanca plenare në Kuvend pas miratimit të ligjit për shpërblimin e ish të përndjekurve. Projektligji u miratua me 74 vota dhe vetëm me votat e mazhorancës.
Kujtojmë që me hapjen e sesionit të ri parlamentar PD dhe LSI bojkojtuan parlamentin duke u nisur për mbledhjen urgjente në Shkodër.
Ndërkohë që sot për herë të parë patëm edhe reagim nga rradhët e PS-së për vrasjet mafioze në Shkodër. Ishte fillimisht kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i cili kërkoi nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj një përgjigje për qytetarët e Shkodrës.
Xhafaj më pas nga Kuvendi u shpreh se opozita i ka hyrë një kauze të gabuar se grupet kriminale nuk u krijuan brenda ditëve, por kanë vite që veprojnë në Shqipëri.
Ndërkaq kreu i PD-së Lulzim Basha nga Shkodra iu përgjigj ftesës së PS-së për bashkëpunim duke u shprehur se kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi mazhoranca është bërë njësh me krimin.
(J.D/Faxweb.al)