Në orën 12:00 të mesditës së sotme është parashikuar të nisë protesta e opozitës, e cila mendohet të mbledhë qindra qytetarë në shesh. Deri tani raportohet se rreth 10.000 persona janë nisur drejt Tiranës nga rrethe të ndryshme, me autobus ose mjete private.
Në reagimet e tyre të shkurtra, kryebashkiakët e disa qyteteve kanë folur për panoramën e këtij aktiviteti në qytetet e tyre. Përfaqësuesi i PD-së në Berat, Gazment Azizi, është shprehur se shoferët e autobusëve ndihen të kërcënuar, “ata kanë anuluar nisjen”.
Kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko, ka bërë thirrje për pjesëmarrje: “Në shesh për të larguar këtë qeveri të korruptuar”.
Ndërsa krerët e PD-së në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër, kanë bërë të ditur se një numër i madh qyyetarësh janë nisur për të marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës. “Protesta e qetë, shpresoj të mos provokohemi”, është shprehur Ramiz Cobaj nga Shkodra. (XH.A/SHUPLAKA)