18:17 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Opozita në rrugë, Gramoz Ruçi asnjë hap pas: Sot do të…

08:17 | 05/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Opozita në rrugë, Gramoz Ruçi asnjë hap pas: Sot do të…

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka refuzuar kërkesën e opozitës për shtyrjen e seancës parlamentare gjatë ditës së sotme.

Sipas përgjigjes së dhënë nga Ruçi për krerët e grupeve parlamentare seanca do të vijojë si normalisht. Kreut të Kuvendit i është drejtuar po ashtu dje një kërkesë për përjashtimin e kryeministrit Rama nga Kuvendi, për shkak të gjuhës fyese që ai përdori seancën e fundit, po edhe kjo kërkesë duket se nuk është plotësuar.

Mesa duket mazhoranca nuk ka ndërmend të hedh asnjë hap pas në qëndrimin e saj për situatën në vend.

Nga ana tjetër opozita nis sot mosbindjen civile, duke bllokuar rrugët. Kështu nga ora 10 deri në orën 13 pothuajse i gjithë qarkullimi ne nivel kombëtar do të jetë i paralizuar pasi 4 akset kryesore do të bllokohen nga protestuesit.

Në deklarimet zyrtare të Partisë Demokratike thuhet se kjo forcë politike do të mbështesë qytetarët që do të protestojnë, me paralizimin e lëvizjes në nivel kombëtar.

Kryqëzimi i Milotit, kryqëzimi i Çermës në Lushnjë, kryqëzimi i Vorës ku thuhet se do të jetë edhe kryetari i PD-së Basha, si dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan do të jenë akset rrugore që do të mbahen për rreth tre orë të bllokuara nga protestues.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit e ka quajtur të paligjshme protestën e sotme, pasi nuk ka asnjë shkresë zyrtare u kërkohet leja.

“Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë.

Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve. Policia e Shtetit njeh dhe respekton si të paprekshme të drejtën për të protestuar. Por ajo ka përgjegjësi ligjore, si dhe gatishmërinë për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve.

Policia e Shtetit u bën apel të gjithë qytetarëve të mos bien pre e një politike të angazhuar për të goditur ligjshmërinë dhe institucionet e vendit, duke dëmtuar interesat e njerëzve e të vetë vendit. Zhvillimi i një proteste të paligjshme mund të përdoret nga elementë me precedentë kriminalë dhe të nxitur a të paguar për të krijuar paqëndrueshmëri shoqërore.

Policia i bën thirrje çdo qytetari të mos bëhet pjesë e kësaj proteste të paligjshme dhe me rrezik për rendin e sigurinë. Gjithashtu Policia e Shtetit i kërkon paraprakisht ndjesë çdo qytetari, për çdo rast kur nuk do te mund t’i shërbejë si duhet lirisë se qarkullimit”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

 

Etiketa: gramoz ruci
Pas

Krim i rëndë brenda familjes, burri vret me sopatë gruan në Kukës

Para

U zhvendos në Luksemburg, Hueyda El Saied fillon punë të re: S’ka lidhje me ekranin

Para
U zhvendos në Luksemburg, Hueyda El Saied fillon punë të re: S’ka lidhje me ekranin

U zhvendos në Luksemburg, Hueyda El Saied fillon punë të re: S'ka lidhje me ekranin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por duhet të ndryshojmë kushtetutën

Starmer: Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshje me Mauritiusin për Ishujt Chagos

Proda: Do të krijojmë në Tiranë, Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjermania dërgon trupa të përhershme jashtë vendit

Ulje drastike e taksave, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit të Trump

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

SPAK sekuestron pasuri në “Kodrën e Diellit” të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës, vijon hetimi për korrupsion dhe fshehje pasurie

Kallas jep lajmin e mirë: BE ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Rama publikon pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre! Kapiteni zbulon detajet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.