Opozita ka nisur organizimin një javë para protestës së 26 majit. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur paraditen e sotme krerët e degëve nëpër rrethe në selinë blu në Tiranë.
Fax News raporton se një tjetër çështje që po diskutohet në mbledhjen e Bashës me krerët e degëve është dhe ajo e zgjedhjeve brenda PD-së.
Protesta pritet të zhvillohet në datën 26 maj dhe vjen në një kohë kur qeveria Rama 2 është përfshirë nga skandali i vëllait të ministrit të Brendshëm, i cili është dënuar në Itali për trafik droge.
Kauza kryesore e protestës është pastrimi i qeverisjes nga të inkriminuarit.
(F.G/Faxweb.al)