Analisti Redi Varaku ishte i ftuar në studion e lajmve të Fax News TV ku foli për situatën politike, zgjidhjen e krizës por edhe sjelljen dhe qëndrimet e palëve politike në vend.
Varaku tha se Rama që prej kohës kur është bërë për herë të parë kryebashkiak i Tiranës, ka ardhur në pushtet jo përmes meritës, por përmes marrëveshjeve.
Ai foli edhe për zhvendosjen e dosjes 184 në Dibër ku tha se Rama është mjeshtër i mbulimit të skandaleve me skandale dhe se zgjedhja e personave me rekorde kriminale në drejtimin e institucioneve, nuk është diçka e rastësishme.
“Ai ka asgjësuar kontributin politik, ka emëruar disa persona që zbatojnë synimet e tij, dhe nuk i intereson se cila është e shkuara e tij. Valdrin Pjetri është ndryshe nga Kajmaku, pasi është edhe drejtues politik. Ai (Rama), po i bën të gjitha këto gjëra me nxitim, në mënyrë që të ketë një vendim gjykate në prag të krijimit të SPAK. Mike Pompeo firmosi ndalimin e Vangjush Dakos dhe familjes së tij për të hyrë në Amerikë, do të thotë se ajo është e shqetësuar edhe për dosjen 184 edhe për dosjen 339, por Ramën e tmerron më shumë e para sepse është i përfshirë vetë drejtpërdrejt me të.
Me dosjet 339 dhe 184 është vendosur edhe fundi politik i Ramës dhe kjo tregon se ditët e tij janë të numëruara dhe është çështje procedure largimi i tij. Prokuroria sot është një çetë politike e Partisë Socialiste”.
Ndërkohë për datën e dekretuar nga Meta për 13 Tetorin si datë për zgjedhjet lokale tha:
“Në lidhje me datën 13 Tetor e kam vlerësuar vendimin e matur të Metës, por mendoj se janë të pamundura të realizohen sepse KQZ është një vegël e Partisë Socialiste dhe them se do të ketë një ndëshkim shumë të keq ligjor me hapat anti-ligjor që mori për 30 Qershorin”.
Si e parashikoni vendimin e BE-së në Tetor për hapjen e negociatave?
“As nuk diskutohet se do të ketë një vendim pozitiv për negociatat në Tetor. Në këtë kuptim, jo vetëm që nuk do të hapen, por uroj që kryeministri t’i thërras mendjes sepse është çështje e gjithë qytetarëve shqiptarë. Hahn nga Maqedonia dhe Palmer nga Serbia ishin të qartë në deklaratat e tyre për negociatat”.
Çfarë duhet të bjë opozita, apo cila është rruga që I ka mbetur për të ndrsyhuar sipas jush këtë situatë?
“Rruga e vetëm që ka opozita është protesta, çfarë do të bëjë, të marrë armët dhe të rrëzojë Ramën? Gjithë kjo faturë e keqeverisjes aq më keq ju bën qytetarëve shqiptarë, nuk i bën dëm opozitës. Opozita del e fituar nga kjo, pasi nesër do të kishte mundësi ta shkulte sistemin me rrënjë. Unë mendoj se Rama duhet ta kuptojë vetë dhe të largohet, dhe jam kundër atyre që mendojnë dhe i kërkojnë opozitës se pse nuk ikën ky ose rrëzoje me dhunë. Ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, nuk besoj e në kampin opozitar ka mosmarrëveshje, ajo çfarë bënë për datën 13 Tetor ishte thjesht një lëvizje politike pasi e dinin se KQZ nuk do të ndërmerrte asnjë hap.
Situata është aq e rëndë, sa pas ’97-ës ka një situatë mjaft të vështirë, sepse policia e shtetit sot ka njerëz që kanë drejtuar banda droge dhe luajnë me miliarda euro. Unë jam pro kritikës ndaj Lulzim Bashës por jo deri në pikën që sulmet ti shërbejnë Ramës. Vetë Basha nuk është hakmarrës. Por nëse e vëmë re kritikat më të mëdha ndaj opozitës janë bërë në situatën më kritike të Ramës”
Mund të ishte zgjidhja e situatës nja takim Rama-Basha?
“Ky takim duhet të ndodh vetëm në kushtet kur Rama është thejshtë kryetar i PS-së”.
Duke folur rreth temës së lirisë së medias, diçka për të cilën Varaku e ka komentuar shpesh, tha se në kohën e Berishës u mbyll gazeta Tema, dhe që ishte habitur, pavarësisht se në krah të opozitës në atë kohë ishin televizionet më të mëdha kombëtare dhe private.
“Opozita kishte më shumë hapësirë televizive, ndërsa sot zëri opozitar ka më pak hapësirë. Mbyllja e emisionit të Krastës ishte një turp, ai ki ishte një mision qytetar, edhe Rakipi, pra janë dy personalitete të medias shqiptare, ose dy institucione të fundit të opozitarizmit që kishin mbetur në oazin politik shqiptar. Jemi në kushtet kur një njeri me prirje të theksuara të totalitarizmit nuk e ka më në kontroll as ai vetë situatën. Habitem si ka mundësi që një njeri si Rama që ankohej çdo ditë për dhunë ndaj opozitës, i ka tejkaluuar çdo limit të dhunës jo vetëm ndaj opozitës por edhe zërit opozitar”, tha Redi Varaku në Fax News Tv
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2353364194701439/
(F.GJ/FAXWEB.AL)