Në Gjykatën e Tiranës, po zhvillohet pa praninë e medieve seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj 18-vjeçarit Daniel Drobaj, i cili akuzohet për plagosjen me dashje të afektives së policisë Ina Nuku.
Në këtë seancë të pranishëm në sallë janë edhe deputetët e opozitës, midis të cileve dhe deputetet e LSI Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj.
Deputetët e Partisë Demokratike që ndodhen brenda sallës së Gjykatës së Tiranës, për të asistuar në seancën në ngarkim të protestuesit Daniel Dobraj, po kërkohet prej gjyqtarit të çështjes që të nxirren jashtë. Gjyqtari ka sjellë rojën e derës dhe po kërkon nxjerren e deputetëve jashtë më forcë, por deputetët po refuzojnë. Gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështeste një vendim të tillë. Klima para seancës duket e tensionuar, ndërkohë që i riu i arrestuar për plagosjen e polices raportohet se e ka dorën të fashuar me dyshimin se në komisariat i kanë thyer gishtat me gjakftohtësi, si shenjë hakmarrjeje.
Por ndërkohë që deputetët nuk kanë pranuar të dalin nga salla, gjykatësit kanë ndryshuar sallë.
Daniel Drobaj është 18-vjeçari i arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është personi përgjegjës për plagosjen e afektives së policisë Ina Nuku me kapsolla.
Ndërsa u përfol se kanë tentuar t’i thyejnë dy gishta në shenjë hakmarrjeje, në seancën e sotme gjyqësore, ajo që është vënë re ka qenë dëmtimi i dy gishtave të dorës së Danial Drobaj, i cili ka dëshmuar se është rrahur.
Deputetja e LSI-së Kejdi MEhmetaj ka publikuar një foto të 18-vjeçarit Daniel Drobaj, ku shkruan:
“Dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale “Rama”. Danjeli që protestonte për banesën dhunohet barbarisht në furgonin e policisë së shtetit. Askush të mos ja falë Edi Ramës dhimbjen e këtij djali dhe të gjithë familjeve të Unazës së Re!”
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post