Ka nisur paraditen e sotme mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për të marrë në shqyrtim amendamentet e deputetëve të opozitës.
Opozita ka kërkuar shkarkimin e Arta Marku dhe rinisjen e procedurës për një prokuror të ri të përkohëshëm sipas amendamentit.
Opozita kërkon që Këshilli aktual i Prokurorisë të kryejë funksionin e Prokurorit të Përkohshëm me vendim kolegjial.
Në fund të procesit duhet të jetë një kryeprokuror me 3/5 dhe të ketë kaluar vetting-un. Opozita propozon gjithashtu që lista e 5 më të mirëve që do të rendiste Gjykata Kushtetuese të verifikohet me prioritet nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit brenda 30 ditëve.
(F.G/Faxweb)