Reforma Zgjedhore ka shkaktuar pèrplasje mes deputeteve dhe kryetarëve të grupeve parlamentare. Ka përfunduar mbledhja pas 60 minutash, ku 30 deputetë kanë firmosur për lista të hapura, nismë e opozitës parlamentare.
Në përfundim të mbledhjes ka folur deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi duke treguar kërkesat që kanë: “Ne kemi kërkuar, asnjë nga subjektet politike të mos financohet nga buxheti i shtetit, këtë kemi kërkuar dhe depolitizimin e komisionerëve. Të gjitha nuk i kanë marrë parasysh.”
Ndërsa deputeti Kujtim Gjuzi u shpreh se janë për lista të hapura dhe për pjesëmarrje të zgjedhësve. Kujtojmë se me tre emrat e rinj, Lefter Koka, Rreme Lala dhe Elena Xhina ka shkuar në 30 numri i firmave të deputetëve pro listave të hapura.(A.M/Faxweb.al)