Autorizimi për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Reformën Zgjedhore ka qenë rezultati i takimit mes deputetëve të opozitës në Kukës. Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes, në një deklaratë për gazetarët njofton se në krye të këtij Komisioni do të jetë Oerd Bylykbashi, ndërkaq do të jenë disa anëtarë, ku ish kreu i grupi parlamentar përmend Dhurata Çupin, Salianjin, Sulën, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.
Është e papranueshme është shprehur Bardhi, për Komisionin e Reformës, ku thotë se në dy vite nuk ka prodhuar asnjë rezultat, por sipas tij ka favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Kryeministri Edi Rama.
Bardhi: Jemi ndalur në agjendën parlamentare të së enjtes, me fokus reformën zgjedhore. Sot kemi autorizuar ngritjen e komisionit hetimor që të propozojë projektvendimin për këtë reformë, bashkëkryetar është caktuar Oerd Bylykbashin, anëtarë Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.
Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama.