12:56 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Opozita po lobon për çeljen e negociatave?! Spiropali: Të mos fyejmë inteligjencën, kemi 3 muaj që nuk flasim dot në Kuvend

13:20 | 21/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Opozita po lobon për çeljen e negociatave?! Spiropali: Të mos fyejmë inteligjencën, kemi 3 muaj që nuk flasim dot në Kuvend

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali ka qenë e ftuar sot në studion e Fax News për të komentuar zhvillimet e fundit lidhur me mundësinë e çeljes së negociatave të Shqipërisë në datën 28 qershor.

Spiropali është shprehur se opozita me sjelljen e saj në Kuvend dhe në komisione po dëmton rëndë këtë proces.

Sipas Spiropalit brenda vetë vendeve të BE-së ka pasur një sërë takimesh, dhe në fund pritet që të jetë Gjermania dhe Franca, vendet që do vendosin piketat përfundimtare lidhur me fatin e negociatave të Shqipërisë.

“Vendet e BE-së janë në takime intensive mes tyre, dhe është një moment ku duhet të tregojmë se jemi të gjithë bashkë. Të mos fyejmë inteligjencën, si po lobon opozita pro integrimit në një kohë që e quan vendin dhe qeverinë një kolumbi në mes të europës.

Ata kanë shkuar për të bindur miqtë e tyre se Shqipëria nuk e meriton çeljen e negociatave. Që nga bllokimi i Kuvendit, dhe deri te bllokimi i komisioneve, janë veprime që tregojnë qartë planin e opozitës për të lobuar kundër hapjes së negociatave.

Kemi 3 muaj që nuk flasim dot në Kuvend, regjistrojmë emrin dhe nuk kemi mundësi që të flasim për shkak e bllokohet foltorja e Kuvendit.

Cili demokrat do që ta shohë partinë e tij në këtë gjendje?! Le të merren me çështje të politikës së brendshme, ama për çështje kaq madhore, një javë para vendimit për negociatat, nuk mund të kthejnë Kuvendin në një çetë.  

Është duke diskutuar secili vend më vete, dhe më pas Gjermania dhe Franca do të vendosin piketat. Është e qatë se Gjermania është më e hapur sa i përket çeljes së negociatave’, u shpreh Spiropali.

E pyetur nga gazetarja Armela Ferko lidhur me takimin që është mbajtur sot në Rodos mes Bushatit dhe Kotzias, Spiropali tha se nuk kishte informacione, ndryshe nga diplomati dixhital i Sali Berishës.

“Unë fatkeqësisht apo fatmirësisht nuk kam akses te diplomati dixhital që ka ish-kryeministri Sali Berisha. Ai dixhitali i Berishës i di të gjitha, ato që ndodhin në takim ato që ndodhin më pas. Në momentin që do kemi një marrëveshje ajo do bëhet publike.

Unë nuk kam asnjë informacion, do na duhet që të presim që të flasë vetë ministri i jashtëm, pasi negociata të tilla janë shumë të ndjeshme, dhe duhet të ruhen informacionet, njësoj siç po vepron dhe zoti Kotzias në palën tjetër”, tha Spiropali

Deputetja e PS-së tha më tej se ajo është çështja çame për ne, nuk është çështje çame për Greqinë, pasi ata e shohin si një cënim të territorit të tyre.

Deputetja foli po ashtu dhe lidhur me zërat se Shqipëria mund të kthehet në një vend pritës për 600 mijë refugjatë sirianë, ku tha se kjo nuk mund të ndodhë, dhe lajmet janë sajesa të opozitës.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Kruajtje hundësh, tension, mimikat e Edi Ramës teksa Basha fliste në Kuvend

Para

E pyesin për marrëveshjen me Greqinë, Spiropali thumbon Berishën: Unë nuk kam akses te…

Para
Në këtë fillim viti Berisha e kap keq me deputeten: Të përmbysim Skenderbuçin e Spiropalit!

E pyesin për marrëveshjen me Greqinë, Spiropali thumbon Berishën: Unë nuk kam akses te...

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD reagim të fortë ndaj ndërhyrjes në Theth / Berisha: Krim shtetëror dhe hakmarrje politike ndaj veriut

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas, 111 viktima dhe 172 të humbur

Dështon tentimi i 44’të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Skandal në Kinë! Mbi 200 fëmijë rezultojnë me nivele të larta plumbi në gjak, kopshti përdori bojë si ngjyrues ushqimor

“Reformë e re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit”, Rama:Fund abuzimeve me tokat dhe lejet me shkelje

Shkodër /Arrestohen babë e bir për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Drisht

​Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, Kurti kërkon hetim të shpejtë për zbardhjen e rastit

Shpërthejnë protestat në Malin e Zi, shkak dhënia e çmimit prestigjioz shkrimtarit Beqir Vukoviq, i njohur si mohues i kombit malazez

Mbrojtja Civile e Hamasit: 20 të Vdekur në Sulmet Izraelite në Gaza Gjatë Natës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.