Ditën e sotme, ashtu siç edhe u paralajmërua të shtunën opozita po ngrihet në protestë. Mijëra demokratë dhe simpatizantë të LSI-së po vijnë drejtTiranës për të protestuar kundër qeverisë Rama. Demokratët dhe simpatizantët e LSI-së po protestojnë pasi janë kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm dhe e quajnë shkelje të Kushtetutës. Pritet që protesta të fillojë në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm.
Por çfarë poston Rama teksa një pjesë popullsisë sot po ngirhet në Protestë?
Rama ka postuar një video me pajme nga Unaza e jashtme e Tiranës. Rama shprehet se ka përfunsuar segmenti të radhës me gjatësi 4.14 km nga “TEG” në Farkë. “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të Unazës së Jashtme të Tiranës ku ka përfunduar ndërtimi i segmenti të radhës me gjatësi 4.14 km nga “TEG” në Farkë, ndërsa vijojnë punimet nga Farka deri në Shkozë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post