Avokati Alitin Goxhaj ka folur në studion e FaxNews për protestën e opozitës poe edhe për grabitjen e Rinas.
Ai ka hedhur dyshimet e para për ndryshimin e orës së protestës nga opozita. Siç dihëet prej kohësh opozita i oraganizon protestat e saj në orën 1:00 të mesditës, por protesta e organizuar vetëm një ditë më parë u organizua në orën 18:00 të pasdites.
“E la në darkë sepse tregon se në errësir do ketë një angazhim më të madh se në dritë. Lulzim Basha zgjodhi të shuante valën e përplasjes. Por kjo revolt duket sepse është e gjithë shqiptarëve dhe jo e liderve të opozitës. Kjo valë protestuesish është e kontrolluar.”
Ndërkohë që avokati ka vijuar më tej ai ka shpjeguar dhe njëherë problemet që shkakton gazi lotsjellës duke e quajtur atë një gaz helumues.
“Problemi vazhdon të jetë gazi lotsjellës. Mjeku pleumolog ka shpjeguar se ky nuk është gaz lotsjellës por helmues peër të gjithë. Jo vetëm për protestuesit por edhe për banorët e zonës, nënat fëmijët.
Pse Lulzim Basha nuk bëri kurrë një raport në anglisht për ndërkmbëtarëty ku të shpjegontë se nuk duhej të digjte mandatet sepse nuk mund të protestonte duke helmuar njerzit?!
Lulzim Basha jo vetëm që nuk ka bërë asnjë raport anglisht por ka mbrojtur dhe gënjeshtën e Avokatit të Popullit e cila është shprehur se do të bëntë pikërisht një raport për këtë çështje dhe asjëherë nuk e bëri.”
Altin Goxhaj ka thënë se problem në këtë vend nuk është Rama por Soros dhe axhenda e saj. Sipas tij edhe opozita është nën menaxhimin e axhendës së Sorosit e cila ka për qëllim të vendos në pushtet Veliajn.
“Problem në këtë vend nuk është Rama por Soros. Nëse largohet Rama në pushtet vjen Veliaj dhe sërish asnjë nuk zgjidhet.
Lulzim Basha është një diversant i Sorosit që ka për qëllim shkatërrimin e opozitës. Gjithë zhurma që po bënë opozita ka për qëllim që të sjell në karrige Erion Veliaj.
Situata e Erion Veliajt ëshëë ideale dhe këtë ja mundëson Lulzim Basha.Unë jam shprehur dhe herë të tjera që Rama këtë vit bie dhe jo nga shqiptarët por nga ndërkombëtarët.”
Goxhaj tregon se qendra e problemit nuk është Parlamenti por Kryeministria. Është pikërisht ajo e cila bëhet gjithmonë kryefjalë në mediat e huaja.
‘Parlamenti sot është një fasadë problem qëndron tëk kryeministra. Dhe pikërisht në momentin kur protestuesit përpalsen me kryeministrinë Lulzim Basha i tërheq protestuesit. Ora 18:00 e pasdites kishtë të vecan faktin se dhe në Podgoricë dhe Beogradë kishte po ashtu protesta.”
Sa i përket grabitjes së Riansit,avokati Altin Goxhaj shprehet se është gjithçka e inskenuar. Sipas tij policia është manipuluar skenën sepse nuk mundet kurrsesi një burgaxhi si Admir Murataj të bëjë një grabitje të tillë.
“Këtu kemi të bëjm me një teatër. Centralizimi i policisë ka bërë të mundur që Endi Fuga të jetëe zëdhënës i policisë. Ka një përpjekje që të nxjerrin si kokë të bandës një burgaxhi I cili mund edhe të mos ketë lidhe aspak me çështjen.
Është e çuditëshme se si Murataj ishte I vetmi i cili është dalluar lehtësisht në kamerat e sigurisë, I vetmi të cilit I’u gjet një telefon celular.
Pse policia nuk tregon armët me të cilat ka ndodhur shkëmbimi I zjarrit, apo gëzhojat qe janë gjendur në vendngjarje.
Është thënë se ka pasur të shtëna, automatic dhe granata por askush nuk ka parë asgjë.”