Misioni i OSBE-së në vendin tonë ka bërë një deklaratë lidhur me situatën zgjedhore në vendin tonë përgjatë ditës së sotme.
OSBE konstaton se situata te ‘Vasil Shanto’ paraditen e sotme nuk ishte e favorshme për vëzhgim ndaj dhe drejtuesja e misionit Audry Glover nuk mundi të ndalet aty. Misioni i vëzhgimit i referohet kështu protestave të paradites së sotme nga simpatizantët e djathtë, edhe pse duhet thënë se nuk ka pasur asnjë incident të dhunshëm.
Ndërkaq, OSBE shton se nesër mediat do mund të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR.
“Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje. Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratën zyrtare.