Kuvendi pritet të votojë këtë të enjte për heqjen e imunitetit të Sali Berishës pasi Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish kryeministrit dhe Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e firmosur nga 30 deputetë opozitarë për pezullimin e masave ndaj tij.
Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, arrest në shtëpi apo arrest në burg, i cili është nën hetim për aferën “Partizani”. Një ditë më parë, në Kuvend u depozituan edhe dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve.
Të dy raportet, si i mazhorancës dhe opozitës i rekomandojnë Kuvendit dhënien e autorizimit ndaj kërkesës së Prokurorisë së Posaçme që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe më pas arrestimin e tij. Si PS ashtu edhe PD argumentojnë se akuzat ndaj Berishës nuk janë politike.
Ndërsa Kuvendi pritet të votojë për heqjen e imunitetit të ish kryeministrit, opozita ka paralajmëruar protestë. Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se protesta e cila është parashikuar të nisë në orën 09:30 do të mbahet pasi qeveria po ndërmerr vendime antikushtetuese.
Qindra forca policie rrethojnë Parlamentit, janë vendosur kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar protestuesit në rast incidentesh.
Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën dhe Veliajn për aferën me inceneratorin e Tiranës.