Teksa opozita ka paralajmëruar që do të mbajë protestën e radhës përpara godinës së krjyeministrisë në orën 18:00 të kësaj të shtune, duket se shefi i qeverisë nuk do të jetë në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama këtë herë ndodhet në Kuvajt, për një vizitë zyrtare.
Ndërkohë kujtojmë që kjo është hera e tretë që kryeministri nuk ndodhet në Tiranë pasi në protestën e 16 shkurtit Rama zhvilloi një miting në Vlorë paralel me protestën e opozitës në kuadër të “Bashkia që Duam”.
Ndërkaq, ditën e sotme për të ruajtur mbarvajtjen e protestës, Rama ka angazhuar mbi 1500 forca policiore, pasi është paralajmëruar një protestë gjigande, sepse mbi 1000 mijë persona janë nisur nga qyteti i Beratit për tu bashkuar protestës së opozitës në Tiranë ( lexo këtu).