Pas votimit për rrëzimin e qeverisë në parlamentin e Kosovës, partitë opozitare shprehen optimiste se vendi do të dalë nga kriza e rëndë politike ku e kishte zhytur qeveria.
Kryetari i partisë “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj thotë se vendi do të shkojë në zgjedhje dhe madje është vonuar së tepërmi. Ai deklaroi se ky ishte koalicion i zorit dhe nuk u bë për të mirën e Kosovës.
“Kjo qeveri ka qenë e keqja e këtij vendi, është mirë që u rrëzua. Mocioni i “Nismës” i iniciuar gjeti mbështetjen e deputetëve sepse tashmë krejt e dinë se ky është koalicion i zorit dhe prej tij Kosova s’ka asnjë të mire. Zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme dhe demokratike”, u shpreh Limaj.
Nga ana tjetër, për rënien e qeverisë ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje. Glauk Konjufca, sekretar i Grupit Parlamentar të kësaj partie është shprehur I kënaqur por njëkohësisht ka përjashtuar PDK-në si parti me të cilën Vetëvendosje mund të hyjë në koalicion.
“Vetëvendesoje përjashton PDK-në për koalicion”, është shprehur ai.
(B.H/SHUPLAKA)