Opozita shqiptare ka reaguar lidhur me rezul;tatin ezgjedhjeve të parakohshme në Kosovë si dhe me rezultatin e dalë prej tyre, ku kanë uruar fituesit si dhe kanë përgëzuar humbësit për praniimin në kohë record të ‘disfatës’
Në një deklaratë nga selia e LSI-së, kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet e djeshme në Kosovë, ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë.
Më tej ajo thëeksoi nevojë që ka klasa politike shqiptare për të ndjekur shembullin e saj;
Deklarata e plotë:
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe si kryetare e saj, do dëshiroja të uroja të gjithë klasën politike të Kosovës, por mbi të gjitha qytetarët kosovarë të cilët treguan një maturi në zgjedhjet e djeshme.
Zgjedhjet e djeshme në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë.
Ai ishte një proces zgjedhor shembullor, ku spikati kultura e lartë demokratike, një ballafaqim i mirëfilltë i alternativave, i ideve dhe i ideve për qeverisjen e së ardhmes të Kosovës të denja për një demokraci të konsoliduar europiane.
Ky standard i lartë i zgjedhjeve, jam e bindur që do të ndikojë drejtpërdrejtë në njohjen e mëtejshme dhe rritjen e statusit ndërkombëtar të Kosovës.
Vlera e këtij procesi zgjedhor rritet akoma më shumë po të krahasosh cilësinë e tij, me zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri ku pamë shfaqjet më të ulëta të trafikimit të votës, me paratë e drogës e të krimit, vjedhjen e pasurisë publike, implementimin dhe shfrytëzimin e administratës publike, Policisë së Shtetit në favor të mazhorancës për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
I uroj përzemërsisht vëllezërit tanë të Kosovës për përgjegjshmërinë dhe maturinë politike në këtë proces zgjedhor, i cili në perceptimin tim nuk ka fitues dhe humbës por ka një kontribut të gjithsecilit për të fitoren e Kosovës!
Dëshiroj të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë, konstituimin e instucioneve të dala nga këto zgjedhje për t’i shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe për të realizuar me sukses sfidat që qëndrojnë përpara saj, në drejtim të antarësimit të saj të mëtejshëm në të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht në përparimin e integrimit të saj në Evropë dhe procesin që jam e bindur që të bëhet me të njëjtën maturi dhe kulturë politike që shoqëroi zgjedhjet e djeshme.
Është shumë e qartë që para Shqipërisë tashmë ekziston një sfidë madhore, ashtu sic edhe u përcaktua nga Bundestagu Gjerman, sfida e realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si ato që zhvilluan vëllezërit tanë në Kosovë, ku nuk fitojnë partitë politike por fiton sovrani, fitojnë qytetarët.
Mazhoranca duhet t’i japi fund estradës dhe lojërave politike dhe duhet të reflektojë sepse qytetarët shqiptarë partnerët tanë ndërkombëmtarë, SHBA, BE, Gjermania dhe të gjithë partnerët europianë, nuk mund të gënjehen më me këto lojëra por presin që të vendosim në vendin e duhur themelet e demokracisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Opozita e Bashkuar tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për reformën zgjedhore dhe realizimin e zgjedhjeve të reja. Të cilat konsistojnë direkt në zgjedhje të lira dhe të ndërshme me një qeveri tranzitore që u garanton shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo më, vazhdimin e lidhjes së politikës me krimin e organizuar dhe bandat kriminale.
Tashmë kjo është rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për të realizuar gjithësecili përgjegjësitë para Shqiptarëve.
Ndërkohë ish-deputeti I PD-së, Oerd Bylykbashi tha nga selia e kësaj Partie se Kosova I dha një leksion dhe shembull të mirë klasës politike shqiptare më zgjedhjet e fundit për qeverinë e re.
“Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë një leksion i madh për politikën shqiptare, por mbi të gjitha janë një këmbanë e fortë për qeverinë. Zgjedhjet demokratike kërkojnë vullnet politik. Kosova dha një mësim të madh se zgjedhjet bëhen demokatike, kur në vend të parë vjen interesi i zgjedhësve dhe kur qeveria ka vullnet për të zbatuar ligjin, që garanton të drejtën e zgjedhësve dhe të kandidatëve që konkurojnë të lirë e pa presion”, theksoi Bylykbashi..
Ai më tej argumentoi edhe një sërë faktorësh që sipas tij nuk e lejojnë vendin tonë të zhvillojë zgjedhje të tilla.
Deklarata e plotë:
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë një leksion i madh për politikën shqiptare, por mbi të gjitha janë një këmbanë e fortë për qeverinë. Zgjedhjet demokratike kërkojnë vullnet politik.
Kosova dha një mësim të madh se zgjedhjet bëhen demokatike, kur në vend të parë vjen interesi i zgjedhësve dhe kur qeveria ka vullnet për të zbatuar ligjin, që garanton të drejtën e zgjedhësve dhe të kandidatëve që konkurojnë të lirë e pa presion.
Askush nuk ka dëgjuar zhurmë për reformë zgjedhore në Kosovë, por të gjithë pamë se si Kosova bëri zgjedhje demokratike që garantuan rotacion politik paqësor, ku fituesi angazhohet për ndryshim dhe humbësi nuk manipulon numërimin, por pranon humbjen.
Zgjedhjet demokratike në Shqipëri i vrasin:
- Qeveritarët e korruptuar që blejnë vota për të vazhduar të mbajnë pushtetin
- Kriminelët që qeveritarët i angazhojnë për të blerë vota dhe frikësuar zgjedhësit në këmbim të tenderave dhe pasurive publike
- Kandidatët me rekorde kriminale apo ushtarë të krimit
- Oligarkët që financojnë partinë në pushtet që të vijojnë vjedhjen e shqiptarëve me PPP dhe konçensione
- Komisionerët militantë që shkelin ligjin me dy këmbë duke mbushur kutitë apo manipuluar numërimin
- Mediat e kapura nga pushteti me interesa biznesi apo licenca të paligjshmeODIHR dhe Bashkimi Europian në 2019 kërkon të luftohet:
- Shitblerja e votës dhe të ndëshkohen ata që blejnë vota
- Presioni mbi zgjedhësit
- Presioni mbi administraten
- Cënimi i sekretit të votes
- Cënimi i lirisë së votës
- Abuzimi me burimet shtetërore në favor të partisë në pushtet
- Që partitë politike të jenë transparente me financat e tyre.Partia Demokratike është e angazhuar për të gjitha këto, në mënyrë që t’u sigurojë shqiptarëve zgjedhje demokratike dhe rotacion demokratik me votë. Partia Demokratike është e bindur që vetëm zbatimi i plotë dhe i vërtetë i rekomandimeve të ODIHR na hap rrugën për zgjedhje demokratike dhe për këtë ka propozar një plan me pesë pika, në bazë të të cilit qendron vullneti politik për zgjedhje të lira e të ndershme.
E vetmja pengesë në rrugën e shqiptarëve për zbatimin e rekomandimeve, si dhe garantimin e zgjedhje si gjithë Europa, është Edi Rama dhe qeveria e tij. Pa u larguar Edi Rama, zgjedhjet e Kosovës apo çdo reformë zgjedhore e jona, do të mbeten një leksion në letër.
(F.GJ/FAXWEB.AL)