Në takimin që po zhvillohet me të rinjtë dhe qytetarë të Shkodrës, kryedemokrati Basha, u ka dërguar një mesazh të qartë maxhorancës dhe opozitës e re, se Partia Demokratike dhe aleatët e saj të
Opozitës së Bashkuar nuk do ti njohin asnjë produkt të Reformës Zgjedhore që do të dalë nga Komisioni i Drejtuar nga Damian Gjiknuri, të cilin e ka cilësuar drejtëpërdrejt si një nga personat e implikuar në shitblerjen e votave.
Basha është shprehur se me ardhjen në pushtet, do të diskutohen të gjitha variantet si për Reformën Zgjedhore, por edhe për një president të zgjedhur nga populli.
“Kjo gjendje ka shkaktuar mjerim dhe pakënaqësi në popull. Duken në xhepat e tyre të zbrazur, në kujdesin ndaj vogëlushëve që nuk ka qenë kurrë me keq, duket te fermerët që i hedhin produktet në kanal, duket te pensionistët që ushqehen vetëm njëherë në ditë. Sot duket te këta të rinj që thonë se ne do qëndrojmë, do të luftojmë.
Beteja jonë është për një parlamemt legjitim, jo me me një qeveri që qeveris me banda.
Partia Demokratike është në këtë betejë jo vetëm për rotacionin politik, që po vjen dhe që sot jemi maxhoranca absolutee në këtë vend.
Por ne jemi në këtë betejë për të diktuar me bashkimin tonë rregullat evropiane të jenë rregullat e zgjedhjeve të lira, por këto do të jenë pa Edi Ramën përdhunuesin serial të zgjedhjeve. Për këtë duhet një reformë zgjedhore që për këtë duhet të pyetet sovrani
Ndaj duhet tu çoj një mesazh atyre që krah për krah me Daminan Gjiknurin, që duhet të ishte në burg për dosjen 184, krah për krah me ata që kanë kërcënuar demokratët, zonja dhe zotërinj nuk është Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Assnjë produkt i kësaj skote nuk përbën asgjë tjetër përvece një paçavure turpi, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim. Procesi i ndryshimeve të thella transformuese duhet të bëhet me referendum popullor
Parlamenti me 100 deputetë apo një sistem kombëtar me lista të hapura me një senat të hapur për ti vënëfre ligjeve që kalon mënjëherë
Një President që të ketë kompetenca të mjaftueshme apo një President të zgjedhur nga populli, për të gjitha çështje që prekin sigurinë, shëndetësine, do të miratohen vetëm kur shqptarët ti vulosin me votën e tyre të lirë.”