21:06 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Opozita të hyjë në zgjedhje, mazhoranca të shfaqë vullnet”, zbardhet takimi i Metës me Yee

15:54 | 15/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Opozita të hyjë në zgjedhje, mazhoranca të shfaqë vullnet”, zbardhet takimi i Metës me Yee

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Hoyt Brian Yee, i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu.

Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme kërkon më tepër përgjegjshmëri e më shumë gjithëpërfshirje:

“Bojkoti nuk është zgjidhje dhe opozita duhet të gjejë të gjitha forcat për t’u përfshirë në procesin zgjedhor, për t’i shërbyer demokracisë dhe të ardhmes evropiane të vendit. Njëkohësisht mazhoranca duhet të tregojë vullnet maksimal për përfshirjen e opozitës dhe respektimin e kërkesave dhe të drejtave të saj.”, deklaroi kryeparlamentari Meta.

Ai u shpreh gjithashtu se gjithëpërfshirja dhe dialogu konstruktiv janë vendimtare për përshpejtimin e integrimit europian, për sundimin e ligjit, për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për legjitimitetin e institucioneve të vendit.

Në këtë takim, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA ndaj forcimit të institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe vuri theksin mbi rëndësinë e thellimit të këtij partneriteti strategjik në interes të avancimit me reformën në sistemin e drejtësisë dhe me procesin e integrimit evropian të vendit.

Nga ana tjetër, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Hoyt Brian Yee, e uroi Metën për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe vuri në dukje se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Hoyt Brian Leeilir metamesazhetakim
Pas

“Përgjegjshmëri dhe vullnet për gjetjen e kompromisit”, mesazhi i Metës në takimin me delegacionin e OSBE

Para

15 aksidente brenda 24 orëve në autostradën Tiranë-Durrës

Para
15 aksidente brenda 24 orëve në autostradën Tiranë-Durrës

15 aksidente brenda 24 orëve në autostradën Tiranë-Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.