Pavarësisht se asnjë incident nuk është shënuar deri tani mes protestuesve opozitarë dhe punonjësve të policisë, bëhet e ditur se Kryeministria është rrethuar me barrikada. Rrethimi i saj ka nisur gjatë natës për të mos lejuar protestuesit të shkelin në hapësirën e godinës.
Përkundër gardhit me kangjella hekuri, numri i efektivëve përpara Kryeministrisë flitet se është ulur ndjeshëm. Qarkullimi i mjeteve në bulevard nga Presidenca deri tek objekti i Piramidës është bllokuar, ndërkohë që nuk raportohet për ndonjë incident.
Sikundër Basha bëri me dije që dy ditë më parë, protesta e opozitës deri tani ka qenë paqësore. Gjatë qëndrimit në çadër orëve të natës, kryedemokrati takoi punonjësit e policisë, gjest që u vlerësua nga qytetarët e pranishëm. (XH.A/SHUPLAKA)