16:49 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Opozitën po e udhëheqin”, Berisha: Ja çfarë i them Bashës kur me pyet për protestat

21:49 | 25/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Opozitën po e udhëheqin”, Berisha: Ja çfarë i them Bashës kur me pyet për protestat

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se epoka e partive politike ka përfunduar dhe se është i gatshëm të tërhiqet nga policia sapo të përmbushë misionin e tij, tu kthejë të drejtën për referendum shqiptarëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, e gjen me vend pakënaqësinë e Metës me partitë politike dhe thotë se po lufton në një terren të vështirë.

Por sa i takon opozitës, Berisha shprehet se të bërit opozitë është e vështirë, pasi edhe udhëheq, por edhe të udhëheqin.

“Çfarë ndodh kur je në opozitë? Por dhe jashtë saj. Në tërësi të udhëheq por edhe të udhëheqin. Opozitën po e udhëheqin masat e gjëra të të rinjve që po shpërthejnë stadiume njësoj si dikur për Nicolae Ceaușescu e pashembullt kjo që ka ndodhur në stadiumin e vëllezërve Xibraka dhe po shëtit nga stadiumi në stadium si verdikt përfundimtar ndaj Edi Ramës. Në këtë rast çfarë mund të themi? Po udhëheq popullin”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha është për rikthimin e protestave të opozitës, pasi sipas tij protesta është e vetmja gjuhë me të cilën mund të flitet me këtë qeveri.

“Jam i sigurt që opozita do tu kthehet protestave. Po të më pyesësh mua që nesër por varet si i përllogarisin. Kur më pyet Basha vetëm këto fjalë i them. Nuk kam dy palë fjalë, një për publikun dhe një për kryetarin e PD. Unë një qëndrim kam. Në opinionin tim çdo ditë që qytetarët nuk dalin në protestë është një mungesë e madhe. Protesta dhe vetëm protesta është gjuhë me të cilën mund të flitet me narkoshtetin dhe bosët e tij. Unë jam për protestë permanente derisa, në kuptimin figurativ, Rama me gjithë pushtetin e tij të përfundojë në Lanë. Çdo ditë që shtyhen zgjedhjet është një faturë e tmerrshme për shqiptarët, duhet të zhvillohen një orë e më pare” tha ish-kryeministri.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: CFARE I THEM BASHES PER PROTESTATlulzim bashaprotestatSali Berisha
Pas

VIDEO/ Rrihen në mes të shkollës dy vajza në Tiranë

Para

“Jemi në një Republikë Kryeministrore”, Manjani: Parlamenti nuk është vënë kurrë në rolin e përfaqësuesit të sovranit

Para
Pas puçit kushtetues, Ylli Manjani revoltohet me atë që bëri ”kryeujku” në errësirë

"Jemi në një Republikë Kryeministrore", Manjani: Parlamenti nuk është vënë kurrë në rolin e përfaqësuesit të sovranit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Bisedimet do të jenë të vështira

“Njeriu im më i afërt dha dorëheqjen”- Endri Shabani: Mandatin e mori Kleana Xhuveli! Nuk është daja im, por motra e Adriatikut

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

Gjermania: Duam garanci nga SHBA para se të çojmë “Patriot” në Ukrainë

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 Rihter në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, përshëndet marrjen nga Shqipëria të letrës “ftesë” për Pozicionin Negociues për Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”

Kishte shkuar për plazh në Gjirin e Lalzit, humb jetën 68-vjeçari si pasojë e arrestit kardiak

Grabitësi tmerron familjen në Farkë, i futet në shtëpi dhe tenton të vjedhë paratë me dhunë

Armët ukrainase po shfaqen në ekspozitën e madhe të mbrojtjes në Stamboll

Turqia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen që i lejon Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.