Është zhvilluar sot në Bruksel takimin e Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE, ku opozita nuk ishte e përfaqësuar në tryezë.
Pas këtij takimi ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh Kryetar i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo.
Në reagimin e tij Pollo shprehet: “Për herë të dytë qeveria Rama shkel mbi traditën pozitive të përfaqësimit bipartizan në organet e BE si shprehje e vullnetit konsensual për integrim europian. Edhe sot, ashtu si dhe një vit më parë, qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetem me zyrtare si Bushati e te tjere por pa kryetarin e e ketij komisioni për integrimin europian, te cilit nuk ju dergua ftesë.
Që në vitin 2011 Qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian.”
Sipas tij, “Ky precedent pozitiv bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorance-opozite te antarësimit te vendit ne BE u kthye në tradite deri në nëntor 2017″.
Pollo më tej vijon duke thënë se, ”
Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”.
(B.B/ Faxweb.al)