18:30 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Orban akuzon Ukrainën për spiunazh në Hungari

09:57 | 23/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Orban akuzon Ukrainën për spiunazh në Hungari

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e operacioneve spiunazhi dhe fushatave dezinformuese brenda territorit të Hungarisë, me qëllim influencimin e opinionit publik dhe politik për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për radion Kossuth, Orban deklaroi se autoritetet hungareze kanë identifikuar agjentë ukrainas që kanë tentuar të krijojnë lidhje me partitë opozitare në Hungari për të mbështetur anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ai tha se disponon video-incizime që dokumentojnë aktivitetet e këtyre agjentëve.

“Shumë nga veprimet e tyre tregojnë përpjekje për të bindur hungarezët të mbështesin pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian,” tha Orban. Sipas tij, shërbimet speciale ukrainase po kryejnë “aktivitetet operative në territorin hungarez për të detyruar qeverinë tonë të marrë vendime që nuk janë në interesin e Hungarisë.”

Kryeministri gjithashtu theksoi se Ukraina po investon shuma të mëdha financiare dhe po mobilizon burime të konsiderueshme për të realizuar këtë strategji, duke përfshirë fushata dezinformimi për të minuar besimin në referendumin aktual në Hungari, që ka të bëjë me pranimin e Ukrainës në strukturat evropiane.

Deklaratat e Orban shtojnë tensionet mes dy vendeve, ndërsa Hungaria ka shprehur më parë rezerva dhe kundërshti për pranimin e Ukrainës në BE, duke u fokusuar në interesat e saj kombëtare dhe çështje të sigurisë rajonale.

Pas

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa këmbehen monedhat e tjera

Para

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Para
Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

 



Të Fundit

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

Zëvendësprokurori i SHBA-së do të takohet me Ghislaine Maxwell për hetimin e çështjes Epstein

Sarandë/ Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari dhunues

SHBA-ja do të largohet përsëri nga UNESCO

Thethi pas operacionit, Rama poston pamje pas heqjes së objekteve të paligjshme

Ankimohet tenderi 2.5 milionë euro i FSHZH për Pallatin e Sportit në Korçë

Tre të vdekur, 15 të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në Pakistan, shumë prej viktimave turistë

“Një skelet njeriu dhe një kafshe në murin e kalasë”, zbulim i rrallë në Gjirokastër

Zjarret në Përmet djegin 15 hektarë pyje dhe kullota, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Shabani i përgjigjet Lapajt: Po shpif, s’kam qëllim të të pengoj të futesh në Kuvend

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.