Sead Bushati trajneri i Tiranës dhe Zef Gjoni trajneri historik i Vllaznisë janë përplasur në një debat televizi ditën e sotme vetëm pak ditë pas skandalit në pallatin e sportit në Shkodër, gjatë një ndeshje boksi.
Një ngjarje e pazakontë dhe antisportive ndodhi disa ditë më parë në Pallatin e Sportit në Shkodër, ku trajnerë dhe boksierë u përfshinë në sherr dhe pas këtij degjenerimi, ku u përfshinë edhe forcat policisë, ekipi i boksit të Tiranës u tërhoq nga gara për titullin kampioni.
Teksa ishin të ftuar ditën e sotme në “Breaking”, dy trajnerët janë kapur me fjalë me njëri-tjetrin teksa flisnin për incidentin në Shkodër.
Gjoni i është drejtuar Bushatit me fjalët “ore djalë ti nuk je mirë, i ke sharë me rob shpie” dhe “ik e merru me psikolog”, ndërsa Bushati i ka thënë se ‘halabakët pas shpine e kanë sulmuar’.
Gjithçka nisi pas duelit mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kane zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht.
Debati mes dy trajnerëve
Gjoni: Gjyqtarisë nuk i bën presion, nuk i kthen vendimin, ka ardhur nga tre gjyqtarët. Nuk e kthen vendimin
Bushati: Po nën presion anash merren vendimet.
Gjoni: Ai ka ardhur te unë, i thashë se ça bëhet këtu
Bushati: Albani një sjellje të tillë dhe presioni i shkaktuar. Të thashë ato janë shokë dhe nuk mund të krijojnë presion.
Gjoni: Të kam thënë se ik nuk është momenti, shko në punën tënde.
Bushati: Të kam respektuar profesor.
Gjoni: E ke mbyllur këtë punë. Aty ring kur i është çuar, dora Kajoshit e ka përqafuar dhe e ka pranuar vendimin. Ai është shembullor si sportist. A e pranoi humbjen ai se është shembullor.
Bushati: Normal që e përqafon se janë njerëz sportistë, janë si vellezër janë ndeshur disa herë. Këto janë lojërat që bëni ju.
Gjoni: Njerëzit ishin ulur tapet, e i kam thënë shkoni se nuk ka asht moment që të diskutojmë dhe të krijojmë tensione mes tifozëve. Shko në punën tënde, se kam probleme. Beqiri dhe Kajoshi u përqafuan dhe kishte Fair Play. Ne jena 24 herë kampion dhe punojmë ne, por edhe Tirana ka . Katër boksiera nga Kosova, ti ke marrë nga kampionin e Durrësit. Çdo boksier që flet shqip ka të drejtë me marrë pjesë në kampionatin shqiptar. E ka në rregullore Federata. Edhe ky ka kërkuar nga Kosova dhe nuk ka dashur të vijnë. Ke nevojë me gjet një psikolog me i ndenjur afër. Nëse do pamjet t’i jap unë. Ato janë të tuajat. Për 10 ditë ke nevojë me pasë.
Bushati: Plaku bahet si fëmija, thonë se ke edhe moshë.
Gjoni: Edhe 10 vjet nuk bahem në atë gjendje. Ti duhet t’i kërkosh falje publikut në Shkodër, e familjarëve të Kajoshit.
Bushati: Atë do ta sqaroj unë. Iku koha me vagabonndazh këtë boks, lëri të bëhet boksi.
Gjoni: Shihni pamjet kur ti shkon dhe shan tifozerinë.
Bushati: Bashkë me kolegun Renato Kurti, e me Enton Kikri. Momentin që u momenti i Alban Beqirit me presionin që iu bë. Thamë pas konsultime që a mund të vazhdojmë kampionati me një presion të tillë, vendosem që kampionati të ndërpritet. Unë marrë çantën e bluzën me u qetësua. Në atë moment u ofendova rëndë. Në momentin kur shkova, u godita direkt.
Gjoni: Ke shkuar e i ke sharë.
Bushati: A e pe atë momentin që më sulmojnë pas shpine. Vijnë edhe me armë. Ty të pëlqen kjo lloj pamje.
Gjoni: Ore djalë ti nuk je mirë. I ke sharë me rob shpie.
Bushati: Ti nuk i le me u afrua të palestra, e kanë biseduar…
Gjoni: Kë nuk lë me hy?
Bushati: Më dhimbset Shkodra për këtë.
Gjoni: Kujt ia kam mbyllur Palestrën. Ik shko merru me psikolog, nuk je i qetë, qetësohu për 10 ditë.
Sead Bushati: Jo këta halabakët mbas shpine më sulmojnë. Sokol Buliqi dhe Emiljano Çekiçi që i mbajtët duart dhe armët. Nelson hysën që më dolën në mbrojtje. I falendëroj se më kanë ruajtur.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post