Sot është dita e fundit e mundësisë që midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike mund të zhvillohen negociata. Ashtu siç e parajmëroi ditën e premte edhe kryeministri Rama 8 maji është dita e fundit, pasi që prej 9 majit kompania e sllovene “Cetis” do të fillojë punën për shtypjen e fletëve te votimit dhe në bazë të kontratës, kompanisë duhet t’i dorëzohen fletët e votimit deri në datën 7 maj, në mënyrë që ajo të ketë mundësinë t’i përgatisë ato për zgjedhjet e 18 qershorit.
Pra sot janë orët vendimtare të fatit të koalicionit. Por Edi Rama sot ka përzgjedhur Betatit për të kaluar orët vendimtare të negociatave.
“MIRËMËNGJES, dhe ju uroj nje ditë të mbarë me këtë imazh të mbrëmjes në Berat më 2013 dhe sot,. Ende ka shumë për të bërë për Beratin që duam por shumë ka për të humbur nëse ndalemi tani. Prandaj do të jemi më shumë se kurrë më parë sot në 18:00 Mes Goricës dhe Mangalemit “, shkruan Rama në Facebook. (J.V/Shuplaka)