07:43 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Organizata mafioze po rrëmben Gjykatën Kushtetuese”, Meta del në konferencë, publikon fakte të reja

17:13 | 20/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëri i Amerikës: Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

Presidenti i republikës, Ilir Meta ashtu siç kishte paralajmëruar ka dalë në një konferencë për mediat ku shprehet se organizata e Rilindjes kërkon që të rrëmbejë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke minuar këtë të fundit.

“Të gjithë të kuptojnë super perlën e rilindjes. Se si një organizatë që ka shembur çdo ndarje pushtetesh rrëmben në mënyrë antikushtetuese dhe mafioze, përmes falsifikime dhe manipulimeve anëtarë të gjykatës kushtetuese, për të mos pasur më Gjykatë Kushtetuese, por policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit. Rilindja një organizatë mafioze në krye të shtetit”, tha Meta.

Ndërkohë Meta ka lënë këshilltarin ligjor Bledar Dervishaj që të arsyetojë sesi maxhoranca ka shkelur kushtetutën.

“Sot do bëhen publike provat e reja që faktojnë ndërhyrjen e Qeverisë në procesin e Ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese. Më 21 shtator 2019 Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet për të bërë listimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit Këshilli ka vendosur që ligji hy në fuqi dhe publikohet në Faqen Zyrtare të Gjykatës së Lartë. Prova e dytë, më 22 shtator, faqja e Gjykatës së lartë publikohen të katër vendimet e KED, për të katër kandidatët dhe këshilli vendosi miratimin e anëtarëve për vakancën e shpallur nga Presidenti, nga Kuvendi. Këshilli ka ndjekur radhën që dikton Kushtetuta dhe ligji. Ato që ligji parashikonte u zbatuan edhe me botimin e këtyre akteve në faqen e Gjykatës së Lartë.

Kalojmë te prova tjetër.

Presidenti emëroi anëtarin e parë të Gjykatës dhe më pas Presidenti i kërkoi Kuvendit të vendoste për anëtarin e dytë. Duke parë që Kuvendi kishte vendosur ta shtynte dha ta shfrytëzonte në maksimum 30 ditëshin e tij, Presidenti mori një akt dhe vendimin ja drejton Kuvendit të Shqipërisë, kryetarit Gramoz Rucci, Avokatit të Popullit dhe Dvoranit. Ky komunikim iu përcoll të gjitha ambasadave prezentë në Shqipëri. Në shkresë presidenti synon respektimin e normës në zbatimin e radhës të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

Etiketa: ilir meta
Pas

U inagurua me bujë vetëm pak muaj më parë, investim i ri në “Air Albania”, do të blihen llampa që kushtojnë 200-400 mijë euro

Para

“Unë jurist jam nga 20 vjet, nuk kam parë eksperiencë më të shëmtuar” Dervishi: Edhe Ministria e Drejtësisë ka shkelur ligjin

Para
“Unë jurist jam nga 20 vjet, nuk kam parë eksperiencë më të shëmtuar” Dervishi: Edhe Ministria e Drejtësisë ka shkelur ligjin

“Unë jurist jam nga 20 vjet, nuk kam parë eksperiencë më të shëmtuar” Dervishi: Edhe Ministria e Drejtësisë ka shkelur ligjin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit sjell lehtësim në tregjet globale, por paqartësitë mbeten

Akuza për spiunazh për Izraelin, Irani kryen tre ekzekutime

Shpresë për armëpushim Izrael-Iran: Komentet pozitive nga i dërguari i Trump

Starton zbatimi i Paketës së Maleve,caktohen zonat me përparësi zhvillimi

Shqipëria po shndërrohet në një alternativë të re për pushime, ndërsa Europa proteston kundër mbiturizmit

Moti sot: Diell i fortë dhe temperatura deri në 29°C

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.