17:50 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Organizatori i koncerteve: Irma Libohova më kërcënoi me një “të fortë”, ja shuma që e pagova

09:48 | 17/03/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Organizatori i koncerteve: Irma Libohova më kërcënoi me një “të fortë”, ja shuma që e pagova

Debati mes organizatorit të koncerteve dhe këngëtares Irma Libohova mesa duket nuk ka përfunduar.  Organizatori i koncerteve në vende të ndryshme të Greqisë, Ari Kasapi, ka reaguar pas akuzave që i bën këngëtarja Irma Libohova. Në një intervistë për një të përditshme Kasapi refuzon të pranojë akuzën.

Sipas Kasapit pretendimet e këngëtares nuk janë të vërteta dhe është i gatshëm që ta provojë këtë në çdo rast e kohë!

“Unë jam këtu, nuk kam nevojë të fshihem dhe jam i gatshëm të përgjigjem për çdo gjë. Irma Libohova është paguar, ka pasur vetëm një diferencë prej 100 eurosh. Biseda fillestare u bë për ta paguar me 1200 euro, ndërsa mori 100 më pak, pjesën tjetër e ka marrë. Se çfarë kërkon tani, do ta zgjidhë gjykata”, u shpreh Kasapi.

Kasapi pohon se gjithçka mund ta vërtetotë dhe se me këngëtaren komunikonte vetëm me Viber. 

“Për mua ajo është e shlyer, sepse ajo bisedë u bë që në fillim. Ulja që iu kërkua asaj iu kërkua edhe këngëtarëve të tjerë të pranishëm, të cilët gjithashtu ranë dakord. Mund të lidheni me secilin prej tyre dhe të pyesni nëse janë bërë apo jo pagesat”. 

Debati mes këngëtëtares dhe organizatorit ka filluar që pak konceritit me rastin e festave të 7-8 marsit (të mbajtur një ditë më parë) në Rodos të Greqisë.

Në të kanë qenë të pranishëm edhe disa këngëtarë të tjerë, si: Aleks Micka, Andi Cuno, Thoma Loli, Landi Brahushi dhe Durim Zhupani. Me pjesëtarët e tjerë, Ari Kasapi ka pasur komunikime të vazhdueshme me mesazhe të cilat, me këtë rast, i ka bërë publike, për të treguar se akuzat e këngëtares Irma Libohova nuk janë të vërteta.

 

Intervista:

A keni pasur bashkëpunime të mëparshme me këngëtaren Irma Libohova, përpara koncertit të 6 marsit, në Rodos të Greqisë?

Marrëdhënie profesionale jo, por njiheshim prej kohësh. Hera e parë që ka qenë pjesëmarrëse, ishte në koncertin që sapo shkoi.

A u përpoq të lidhej me ju përpara se t’ju akuzonte publikisht, sepse Libohova shkruan që ju ka dërguar disa mesazhe dhe nuk i jeni përgjigjur?

Jo, as më ka marrë e as më ka shkruar. Madje këtë të fundit nuk e bënte asnjëherë, komunikonte vetëm me thirrje. Më mori një gjykatëse nga Tropoja, në orën 12 të natës, dhe na njoftoi për statusin që Irma kishte shkruar. Ajo vetë më ka bllokuar në Facebook. E mora në telefon, por më nxori një trim që më kërcënoi dhe pastaj më bllokoi edhe në telefon.

Pse mendoni se e ka bërë këtë akuzë?

Diku, në një koment, shkruani se kishte qëllime të tjera…

Për çfarë bëhet fjalë?

Më vjen keq, këto janë shumë personale, do t’i them vetëm në gjyq. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: debatiirma libohovaopgranizatori
Pas

Breshëri plumbash makinës në ecje, shpallet në kërkim 22-vjeçari

Para

“Nga ’45-’90-ën vdiqën 200.000 fëmijë në Shqipëri, në filma jeta lulëzonte, antikombëtare të transmetohen”

Para
“Nga ’45-’90-ën vdiqën 200.000 fëmijë në Shqipëri, në filma jeta lulëzonte, antikombëtare të transmetohen”

“Nga ’45-’90-ën vdiqën 200.000 fëmijë në Shqipëri, në filma jeta lulëzonte, antikombëtare të transmetohen”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Thellohet bilanci nga përmbytjet në Teksas, shkon në 59 numri i të vdekurve, 30 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur

Sveçla: Numri nga i cili u kërcënua Kuvendi është i regjistruar në Serbi

Delegacioni negociator niset për në Katar përpara vizitës së Netanyahut në SHBA

VIDEO/ Zjarr në një pemtore në lagjen Virjon, Ullinjas të Berat

Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.