Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur krerët e degëve të kësaj partie në selinë blu në një tëkim që vijon prej një ore, raporton ‘Fax News’.
Basha i ka njohur në këtë takim ata me vendimin e kryesisë për mbledhjen e Kuvendit të PD-së. Në këtë mbledhje është diskutuar mbi organizimin e partisë.
Basha ju ka kërkuar krerëve të degëve të jenë të hapur për propozimet e anëtarësisë. Mësohet se ai ka kërkuar vëmendje edhe në përditësimin e listave të anëtarësisë si dhe të vijojnë takimet me bazën dhe elektoratin. (B.H/Faxweb)