Kishte organizuar në Moskë një protestë të paautorizuar kundër korrupsionit në nivelet më të larta të poltikës ruse, arrestohet përpara portestës lideri opozitar rus Alexei Navalny.
Ai i pati bërë thirrje mbështetësve të tij të ndiqnin tubimet anti-korrupsionit përqark vendit. Të paktën 100 persona raportohet të jenë arrestuar nga policia. Zyra e prokurorit kishte paralajmëruar më herët se policia do të marrte masa ndaj çdo proteste të paautorizuar.
Kjo protestë regjistroi pjesëmarrje më të ulët se tubime të tjera të organizuara nga Navalny, pasi koinçidoi me një seri ngjarjesh zyrtare që do të organizohen për nder të ditës kombëtare të shpalljes së sovranitetit.
Vala e fundit e protestave të udhëhequra nga lideri opozitar Navalny në mars, përfundoi me qindra persona të arrestuar.