Pas protestës së djeshme në Shkodër të organizuar nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, policia ka shpallur në kërkim kryetarin e këtij forumi.
Arvit Bushati do të përballet me akuzën për veprën penale: Organizim dhe pjesmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Drejtoria vendore e policisë e cilëson të paligjshme protestën kundër Edi Ramës, ku 27-vjeçari me 15 persona, i dolën përpara kryeministrit me pankarta në duar dhe thirrjet “Rama ik, qeveri teknike”,
Kjo sepse ata nuk kishin lajmëruar më herët në drejtorinë vendore të policisë se do të zhvillojnë një organizim të tillë, dhe nuk kanë patur leje për ta bërë.
Një ditë më parë, kur Rama zhvilloi një protestë me studentët e “Luigj Gurakuqit” protestuesit e rinj u përballën me policinë, pas tentativës për t’ju afruar godinës së elektoratit. (D.D/Shuplaka)