Ori Nebiaj është larguar nga prezantimi i emisionit të mëngjesit ‘Wake Up” që drejton së bashku me Isli Islamin.
Angazhimi në emisionin veror “Pushime on Top” ka bërë që shtatëlarta e mëngjesit të lërë mënjanë zgjimet e hershme për të prezantuar me një tjetër koleg, Flori Gjinin, emisionin e verës.
Ndërkaq është gjendur ‘zëvendësuesja’ e Nebiaj-t krah Islamit dhe ajo është një emër shumë i njohur i televizionit. Në krah të Islit mëngjesin e sotëm në “Wake Up” është shfaqur aktorja e njohur shqiptare Zamira Kita.
Nuk dihet nëse ky bashkëpunimi mes Kitës dhe Top-it do të vijojë edhe në ditët në vazhdim apo aktorja ishte e ftuara speciale për të qenë krah Islit mëngjesin e së martës.
Discussion about this post