Ish-zëdhënësja e PD-së Ornela Nebiaj i është bashkuar protestës së opozitës ndërsa në sy ka rënë stampimi në bluzën e saj ku shihet një person që mban një shtizë në dorë me drejtim Kryeministrinë.
Në protestën e 16 shkurt fotoja e një protestuesi që hidhte një shtizë drejt Kryeministrisë bëri xhiron e rrjetit dhe me sa duket Nebiaj do ta përdorë si simbolikë për rrëzimin e qeverisë Rama.
Opozita ka thirrur një protestë masive ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama, ngritja e një qeverie teknike si dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Liderët e opozitës prej disa javësh janë në protesta të vazhdueshme kundër qeverisë Rama 2 pasi sipas tyre vullneti i votuesve në zgjedhjet e 2017-s është deformuar nga shitblerja e votës. Korrupsioni dhe trafiku i drogës gjithashtu sipas opozitës po e çon vendin në degradim ekonomik dhe social.