Ori Nebijaj dhe Isli Islami kanë vite që shfaqen çdo mëngjes në shoqërinë e njëri-tjetrit për të drejtuar emisionin “Wake Up” në “Top Channel”. Dyshja e njohur ruajnë një raport mjaft të mirë edhe pas kamerave dhe shpesh është dyshuar se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi.
Mirëpo së fundmi në një intervistë për revistën “Class”, Ori ka treguar se ata janë miq shumë të mirë dhe se është vështirë të gjesh në jetë një shok si Isli. Kur është pyetur nëse Isli ka ndonjë të metë si partner në program, Ori është përgjigjur:
“Është Isli… shumë vende bosh, e pastaj kushdo tjetër. Siç thashë ai nuk është thjesht koleg, por është ndër ata miq që rrallë të vijnë në jetë”, ka thënë Ori. Midis Flori Gjinit dhe Isli Islamit moderatorja ka përzgjedhur partnerin e “Wake Up”.