Vetëm dy ditë më parë moderatori Turjan Hyska dhe këngëtarja Orinda Huta kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre mbi 10-vjeçare. Një dasmë plot të qeshura, gëzim dhe lot, e tillë ishte dasma e Orindës dhe Turit.
Një dasmë e cila që shumë muaj më përpara, ishte përfolur se do ishte dasma e vitit, dhe e tillë rezultoi.
Pavarësisht se Orinda është veshur shumë herë me fustane nusërie nga më ekstravagantët, të ngarkuarit, për dasmën e saj ajo zgjodhi një fustan të thjeshtë nusërie. Madje edhe një tualet dhe model të thjeshtë flokësh. Kështu nga pompoziteti i pasarelave ekstravagante që i kishte përjetuar shumë herë, Orinda Huta preferoi thjeshtësinë.
Por pas dasmës së Orindës dhe Turit, të gjithë janë kurozë se kush e ka radhën. Cili do jetë çifti i radhës që do i japë fund beqarisë.
Dy çiftet e tjera që pritet të martohen janë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, si edhe Getoar selimi dhe Marina Vjollca.
XHENSILA DHE BESI
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku, do të kenë jo një por dy dasma. Njëra do të jetë me familjet dhe fiset përkatëse, ndërsa tjetra do të jetë me miqtë e tyre. Pavarësisht se nuk e bëjnë të ditur datën e saktë, çifti kanë treguar se do të martohen këtë shtator.
Në këtë rast kaq të rëndësishëm, Xhensila ka treguar se fustanin ia ka besuar Valdrin Sahitit dhe ‘Altar’, ndërsa për dekorin do të kujdeset “Geraldina Sposa”.
MARINA DHE GETOARI
Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi kanë më shumë se 2 vite lidhje. Edhe pse prej kohësh u mësua se shumë shpejt çifti i famshëm i showbiz-it shqiptar do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre, datat dhe detaje të tjera ende ishin në kuadrin e thashethemeve.
Mirëpo së fundmi është zbuluar se dasma e tyre do të zhvillohet në shtator, pavarësisht se data nuk bëhet ende publike. Megjithatë mësohet se dasma do të zhvillohet në Prishtinë, në vendlindjen e Getoarit. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post