Dita e shumëpritur për Turjan Hyskën dhe Orinda Hutën erdhi. Çifti i famshëm kanë kurorëzuar më në fund lidhjen e tyre shumë vjeçare në martesë.
Pamjet e para kanë dalë nga kjo mbrëmje e veçantë për dyshen e ekranit, të cilët kanë mbi 10 vite bashkë.
Orinda dhe turi kanë ecur sot drejt altarit të kapur për dore e të buzëqeshur, ndërsa nuk kanë munguar dhe lotët. Madje ka qenë Turi ai që në një moment, shfaqet i përlotur nga emocionet.
Kujtojmë se pak orë përpara dasmës, mamaja e Turit i ka kushtuar një mesazh emocionues kushtuar kësaj dite , të birit dhe nuses.
“Miqtë e mi, sot ditë e bukur për mua! Zemra ime, gëzimi i parë i jetës, motivi i saj, Turi, kurorëzon martesën me Orindën, vajzën që solli gëzimin e pafund në jetën tonë. Jam e lumtur që e ndaj me ju”, ka thënë ajo. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2513″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]