Ndërkohë që fotoshopi është kthyer në diçka të zakonshme, jo vetëm për VIP-at, por edhe për njerëzit e thjeshtë, Orinda ka zgjedhur të publikojë një foto natyrale, të papunuar.
Nëse të gjithë do të ishim tunduar të fshihnim ndonjë kilogramë, moderatorja nuk u tundua aspak, madje tha se për herë të parë nuk e ka problem peshën dhe përcolli një mesazh për të gjitha vajzat që shqetësohen për “dhjamin” që del aty ku s’duhet.
“Atë copën e dhjamit që ka dalë në anësore mund ta fotoshopoja, por zgjodha që jo. Për t’u treguar të gjitha gocave që mërziten për ‘dhjamin’, jemi njësoj. Unë aktualisht peshoj 64 kg (pesha që dua unë është 60) dhe gjatë kësaj kohe karantine duke u stërvitur në shtëpi mund të kem humbur jo më shumë se 1 kg, por jam mbledhur shumë edhe pse pa pesha të rënda. Megjithatë ndihem shumë mirë dhe mund të them që është ndër të rrallat herë që s’e kam problem peshën mbi 60,” –ka shkruar Orinda, duke shtuar se postimi nuk u ndikua nga ndonjë mesazh apo koment.
Sa mirë do të ishte të shihnim më shumë foto pa fotoshop në rrjetet sociale. Trupa perfekt shohim gjithandej.
Discussion about this post