Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar dhe disa herë janë përfolur për një ndarje të mundshme.
Jo më larg se javën e kaluar dyshja u bënë kryefjalë e mediave dhe shkak u bë fakti se ata nuk ndiqeshin më në Instagram dhe prej kohësh nuk i kishim parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Megjithatë, zërat u mohuan në mënyrë indirekte nga Oriola, teksa kanë filluar sërish të ndjekin njëri-tjetrin.
Ata tashmë ndodhen të dy në Kroaci dhe mbrëmjen e sotme kanë vendosur të darkojnë me njëri-tjetrin dhe ndryshe nga hera e kaluar, Oriola u kujdes që të gjithë ta mësonim se ishte me Erosin.
Modelja ka postuar disa video në Instastory, duke na treguar edhe pjatën e preferuar të futbollistit, ku shkroi “Grezda’s fav”.
Kujtojmë se ata e kaluan bashkë izolimin e parë që u bë në muajin mars për shkak të pandemisë e si duket do e kalojnë bashkë edhe të dytin.
Ndërkohë, mediat prej muajsh kanë raportuar edhe se ata mund të jenë fejuar dhe në gishtin e modeles kemi parë shpesh një unazë.