Aktorja shqiptare Ornela Kapetani, mbrëmjen e kaluar në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ka fituar çmimin “Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mire.
Aktorja Kapetani ka rolin kryesor në fimin “Dita zë fill” ose “Daybreak” nga regjisori Gentian Koçi.
Ky film sjell një dramë të fortë sociale, e cila zhvillohet e gjitha brenda katër mureve dhe historia mbështetet në dy personazhe femërore, Leta dhe Sofia.
Ky film është një bashkëprodhim shqiptaro-grek, me skenar dhe regji të Gentian Koçit. Filmi pritet të jetë premierë në vjeshtë në Shqipëri.
Çmimet në Festivalin e Filmit në Sarajevë u ndanë mbrëmjen e kaluar, ku filmi më i mirë u shpall “Scary mother”, me regji të Ana Urushadze.
Ndërkohë aktori më i mirë u shpall Serban Pavlu, ndërsa regjisori më i mire ishte Emanuel Parvu. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2636″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]